KUMTESË për hyrjen në fuqi të rekomandimeve dhe masave në rast të tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat PM10 në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar

Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Automatizuar i Monitorimit për Cilësinë e Ajrit Ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ju informojmë se pragu i alarmimit për PM10 (që tejkalon vlerën e 175 µg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) të përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017), u tejkalua në pikat matëse në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar.

 

MMJPH ka dorëzuar informacione për tejkalimin e pragut të alarmimit tek Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë për Vetqeverisjen Lokale ku ka një episod të ndotjes alarmante të ajrit.

 

Sipas konkluzioneve nga procesverbalet e seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet e mëposhtme:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar të:

  • T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandimin e mjekut të familjes.
  • T’i rekomandojnë të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në hapësirë të hapur të punojnë nga ora 11.00 deri në ora 17.00.
  • Të rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësirë ​​të hapur.
  • Të sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitës në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut:

  • Të detyrojë të gjithë organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrojat, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi të shtetit, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të zvogëlojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
  • Të sigurohet kufizimi i punimeve në objektet e ndërtimit

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale:

  • Të sigurojnë strehimore për të pastrehët.

• Të mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara.

 

 

Ministria e Shëndetësisë:

  • Të detyrojë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të paraqesë Informacione në ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës / kodit të ICD10, gjinisë, moshës, vendbanimit / komunës), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në baza ditore deri në fund të episodit dhe një javë pas përfundimit.

 

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit

  • Të fillojë kryerjen e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë A-PIKN leje, të kryejnë matje kontrolli të emetimeve të ndotësve në ajrin ambiental me një laborator të akredituar në mënyrë që të përcaktohet nëse kushtet / masat e përshkruara në Leje zbatohen në lidhje me emetimet e ajrit.

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

  • Rekomandim për instalimet që kanë A – PIKN leje, për reduktimin e kapacitetit të prodhimit (deri në 50%)me çka nga kjo masëdo të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike.

 

 

NJVL-të janë të detyruara të zbatojnë masat e përshkruara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga Këshillat Komunale.