Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se vlerat e larta të grimcave të suspenduara PM10 që zgjatën një orë, të cilat u shfaqën pak kohë më parë në Stacionin Automatik të Monitorimit për Cilësinë e Ajrit të Ambientit në Gostivar, (në periudhën nga ora 12:20 deri në ora 12:30 më 24.11.2020), janë rezultat i stabilizimit të instrumentit matës pas ndërprerjes së energjisë. Gjatë kësaj, u shkaktua një ndërprerje në matjet e të gjithë parametrave të cilësisë së ajrit, duke përfshirë edhe matjet e koncentrimeve të grimcave PM10. Pas mbërritjes së energjisë elektrike, instrumentet matëse u rifilluan dhe vlerat e larta të koncentrimeve të matura të grimcave të suspenduara PM10 ndodhën për shkak të procesit të stabilizimit të instrumentit pas ri-funksionimit të tij dhe janë të pavlefshme.
Ndërprerja e energjisë në stacionin e monitorimit në Gostivar
November 24, 2020