Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e vizitoi Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku zhvilloi një takim me kryetarin e OEMVP Nebi Hoxha, nënkryetarin Salim Hasani dhe Hajrulla Hasani. Në këtë takim para së gjithash u diskutua për statusin e Malit Sharr, procesin e shpalljes së tij për park kombëtar dhe potencialin që del nga mbrojtja e këtij rajoni. U shqyrtua mundësia e ndërtimit të bashkëpunimit në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për komunitetin e biznesit dhe sigurimit të zhvillimit dhe rritjes ekonomike në zonë dhe në vend, por me mbrojtje maksimale të mbrojtjes së mjedisit. OEMVP prezantoi strategjinë e saj dhe platformën ekonomike që përfshin Malin Sharr dhe Kodrën e Diellit si pika shumë të rëndësishme dhe kryesore rekreative nga të cilat vendi mund ketë përfitime të mëdha.