Debati publik si pjesë e procesit të konsultimit publik mbi Projektligjin për Shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar u dha mundësinë shumë aktorëve me interes të ndryshëm të përcjellin materiale informuese për vlerësimin e vlerave natyrore të kësaj zone në korrelacion me elementet ekonomike dhe Projektligji që rregullon llojin e mbrojtjes, kufijtë dhe zonat e mbrojtjes dhe mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur në të ardhmen. Gjithashtu, të pranishmit u informuan që pyetja se cilat aktivitete dhe ku ato mund të zbatohen do të jenë subjekt i shtjellimit në Planin e Menaxhimit për parkun e ardhshëm kombëtar, i cili ende nuk është përgatitur dhe në përgatitjen e të cilit publiku do të konsultohet dhe përfshihet maksimalisht.
Në këtë veprimtari, të pranishmit patën mundësinë të bënin pyetje, komente dhe vërejtje. U dhanë përgjigje në disa prej tyre, dhe pjesa që mbeti u inçizua dhe do të shërbejë si material zyrtar, për të cilin do të përgjigjet në detaje në raportin përfundimtar të konsultimit publik me shpjegim, i cili gjithashtu do të jetë i disponueshëm për publikun gjatë përgatitjes së versionit përfundimtar të këtij ligji.
Procesi i konsultimit është ende i hapur dhe komentet/mendimet/ sugjerimet mund të dorëzohen deri më 15 nëntor 2020 në: infoeko@moepp.gov.mk, me postë në adresën: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, 1000 Shkup ose në linjat e hapura telefonike të Qendrës Arhus: 070 666 230; 076 319 503 dhe 076 319 501.