U prezantua Raporti iniciues për karakterizimin e Liqeneve në pellgun e Drinit

4

Sot në Shkup u prezantuan konstatimet kyçe të Raportit iniciues për karakterizimin e Liqenit të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës, i përgatitur në pajtim me Direktivën Kornizë të Ujërave të BE-së.

Raporti u përgatit në kuadër të projektit të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për ruajtjen rajonale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës dhe në të janë paraqitur elementet biologjike, kimike dhe gjeomorfologjike të gjendjes së pellgjeve të liqeneve, e njëherësh i jep edhe drejtimet për vëzhgimin cilësor të situatave dhe cilësisë së ujërave në këto liqene.

Duke theksuar se qëllimi themelorë i këtij projekti është që të mbrohen ujërat në rajon dhe me to të veprojnë duke e përcjellë legjislacionin evropian, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mr. Stevo Temelkovski në fjalimin e tij theksoi:

– Raporti paraqet përfundimin e një faze dhe nxitjen e fillimit të fazës së dytë të Projektit për Mbrojtjen e Biodiversitetit të Liqeneve në Pellgun e Drinit. Ashtu sikur bashkëpunimi me GIZ në këtë fushë që ishte intensiv dhe energjik në fazën e parë, pres që me intensitet të njëjtë madje edhe më të fortë të vazhdojë edhe në fazën e dytë, për të cilën këto ditë së bashku do ti konfirmojmë prioritetet në të cilat do të punohet.

Në prezantim mori fjalën edhe zëvendës ambasadori i R. së Gjermanisë në R. e Maqedonisë, Hans Helge Sander.

– Ky është një hap i parë i shkëlqyer drejt realizimit të qëllimit drejt të cilit synojnë vendet anëtare të BE-së dhe vendet me status të kandidatit për aderim drejt BE-së– cilësia e mirë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave deri në vitin 2015. Duke pasur parasysh gjendjen e kënaqshme të ujërave rrjedhëse dhe jo rrjedhëse në territorin e R. së Maqedonisë, vendi juaj me investime relativisht të vogla do të mund ta arrijë këtë qëllim –theksoi ai.

Për më tepër se dy vite, projekti i mbështeti vendet bregdetare të tre liqeneve në mbrojtjen e resurseve të tyre natyrore dhe biodiversitetin edhe atë në katër sfera qendrore.:

  • Vëzhgimin e florës dhe faunës në pajtim me Direktivën për vendbanime të BE-së
  • Përcjelljen e peshkut dhe menaxhimin me peshkatarinë
  • Mbrojtjen dhe restaurimin e vendbanimeve ujore
  • Karakterizimin dhe përkufizimin e qëllimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor të liqeneve në pajtim me Direktivën Kornizë të Ujërave të BE-së

Prezantimi i Raportit iniciues për të tre liqenet paraqet një hap të rëndësishëm për shtetet bregdetare drejt menaxhimit me pellgjet e lumenjve në pajtim me legjislacionin evropian dhe në të njëjtën kohë, fillimin e përcjelljes së projektit me të njëjtin titull (CSBL), por me qëllime të reja.

Raporti iniciues, në të njëjtën kohë i reflekton përfitimet nga bashkëpunimi ndërkufitarë dhe ndërdisiplinorë midis ministrive, organeve kompetente, universiteteve , organizatave joqeveritare dhe ekspertëve të të tre vendeve dhe kontribuon në krijimin e bazës së përbashkët të të dhënave të cilësisë së ujit, e me këtë edhe përmirësimin e shkëmbimit të njohurive dhe menaxhimin.