Me rebalancin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor iu ndanë mjete për realizim të projekteve të lëmisë së mjedisit jetësor të cilët do të ju transferohen komunave dhe ate:
49.900.000,00 den për komunën e Likovës-21.000.000,00 den përfundimi i rrjetit sekondar të ujit të pijshëm në fshatin Likovë dhe 28.000.000,00 den përfudnimi i rrjetit sekondar të ujit të pijshën në fshartin Orizare
39.000.000,00 den sistemi kolektorë (kredi për komunën e Strugës)- Komunës se Strugës do t’i kthehen 39 milion denarë. Këto mjete janë marrë për vite me rradhë nga buxheti i Komunës së Strugës për kredi të marrë nga NPN ‘’Proakva’’.
Me krijimin e Ndërmarrjes Publike Sistemi i kolektorit, ky borxh u mor përsipër të paguhet nga NP Sisitemi i kolektorit dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
20.000.000,00 den për pastrimin e deponive të egra në Vizbegovë
20.000.000,00 den për sistemin për ujësjellës për komunën e Çairit-rikonstruimi i rrjetit ekzistues për ujësjellës për rrugën ‘’Kovaçka’’, rrugën ‘’Rufat Burxheviq’’, rrugën ‘’138’’, rrugën ‘’Mesta’’, rrugën ‘’Solunska’’ dhe pjesë nga ‘’Saum Çeshma 1 dhe 2’’
10.000.000,00 den për sistem për ujësjellës për komunën e Sarajit-realizimi i punëve për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit Sfillare e Epërme-punë shtesë zgjerim i rezervoarit në Sfillare të Poshtme-Saraj
9.000.000,00 den për sistemin për ujësjellës për komunën e Krushevës- implementimi i projektit infrastrukturor për ndërtimin e sistemit për ujësjellës për qytetin e Krushevës
7.500.000,00 den për sistemin për furnizim me gypa për ujësjellës prej te burimi deri në rezervoar, për katër vendbanime të komunës së Tetovës: Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht në gjatësi totale prej 24 km.
5.000.000,00 den për sistemin për ujësjellës për komunën e Probishtipit
3.000.000,00 den për përgatitjen e dokumentacionit teknik për sistemin për ujësjellës për komunën e Resnjës
2.000.000,00 den për pastrimin e deponive të egra në Mavrovo Rostushë.
Prioritet i Ministrisë mbetet gjithmonë mirëqenia e qytetarëve dhe përmirësimi i kualitetit të jetës së tyre.