Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zhvilloi një takim pune me kryetarët e komunave të Kumanovës dhe Sveti Nikollës, Maksim Dimitrievski dhe Sasho Velkovski. Në takim u diskutua për progresin në krijimin e ndërmarrjes së parë publike ndër-komunale për menaxhimin e mbetjeve komunale (“Ndërmarrja e Përbashkët Publike për Menaxhimin e Mbetjeve Rajonale DEPONIA MEÇKUEVCI”- Sveti Nikollë me seli në komunën e Sveti Nikollës) e cila duhet të operojë me sistemin e ri rajonal për menaxhimin e mbetjeve (deponi rajonale në Meçkuevci dhe gjashtë stacione transferimi) dhe që do të shërbejë 18 komuna në rajonin Lindor dhe Verilindor dhe Komunën e Sveti Nikollës. Fondet për ndërtimin e këtij projekti infrastrukturor sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe realizimi duhet të fillojë në tremujorin e fundit të 2021.
Takim me kryetarët e komunave të Kumanovës dhe Sveti Nikollës
October 22, 2020