Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se tre furnizime publike tashmë janë duke u zhvilluar për rinovimin e impiantit të trajtimit për zvogëlimin e kromit gjashtëvalent në Jugohrom, Jegunovce, edhe atë për depozitat e reja për impiantin e trajtimit, mirëmbajtjen e sistemit dhe telekomandën.
Impianti për trajtimin e ujërave të ndotur me krom gjashtëvalent në afërsi të Jegunovces, për shkak të vjetërsimit, në periudhën e kaluar nuk ka punuar me kapacitet të plotë. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të pastrimit të kromit gjashtëvalent dhe parandalimit të rrjedhjes ose tejmbushjes së ujit të ndotur, Ministria bëri përpjekje shtesë dhe caktoi fonde për të mbuluar kostot e rindërtimit të instalimit. Punimet e rindërtimit (rindërtimi i shtratit mbrojtës nën rezervuarë dhe instalimi i rezervuarëve të rinj) duhet të përfundojnë deri në mes të nëntorit.
Për të inspektuar situatën në terren, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Kaja Shukova, vizitoi DPTU (SHPTSH) Jugohrom ALZAR, ku u takua me menaxhmentin e kompanisë dhe punonjësit në impiantin e trajtimit.
Nga atje ata u informuan se gjatë procesit të rindërtimit monitorohen kushtet në dhe përreth deponisë dhe rezervuarëve të ujërave të zeza.