Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini edhe zyrtarisht e uroi për emërimin si zëvendësministre e Mjedisit Jetësor, Hristina Oxhaklieskën,duke i dëshiruar mirë se ardhje në funksionin e ri.
Hristina Oxhaklieska është doktoreshë e shkencave gjeografike dhe vjen nga Agjencia për Planifikim Hapësinor ku punoi si planifikuese për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore.