(30.09.2020) Sot dhe nesër, në Berlin, me ftesë të Ministrit gjerman të Mjedisit Svenja Shulce, zhvillohet një takim jozyrtar i Ministrave të Mjedisit dhe Klimës të BE ku marrin pjesë Ministrat e Mjedisit të vendeve anëtare të BE dhe një numër vendesh të tjera dhe përfaqësues të institucioneve të BE, përfshirë këtu edhe delegacionin maqedonas të udhëhequr nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Agjenda e ditës së parë të takimit u përqëndrua në çështjet e biodiversitetit, humbjen e biodiversitetit, shkatërrimin e natyrës në kontekstin e parandalimit të pandemisë dhe mësimet e nxjerra nga kriza COVID-19 dhe politika e klimës, në veçanti ndikimin e synimit të rishikuar të BE-së për 2030.
Takimi synon të lehtësojë një shkëmbim pikëpamjesh mbi lidhjen midis humbjes së biodiversitetit dhe pandemisë së koronavirusit dhe të diskutojë propozimin e Komisionit Evropian për të rritur objektivin e BE-së për klimën 2030 në të paktën 55% në krahasim nga nivelet e vitit 1990.
Në ditën e dytë, ministrat e BE-së për mjedisin dhe klimën do të kenë edhe një mundësi tjetër për të shqyrtuar në detaje propozimet e Komisionit Evropian për veprimin e klimës në një sesion pune dhe për të diskutuar vendimet e ardhshme për ngritjen e objektivit të klimës BE 2030 dhe Ligjin e BE-së për Klimën.
Në takim, përmes diskutimeve joformale, Ministri Nuredini shqyrtoi një përmbledhje të aktiviteteve aktuale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe politikave klimatike, kontributet e rishikuara kombëtare dhe Strategjinë Afatgjatë dhe Ligjin për Veprimin Klimatik në nivelin kombëtar.
Në kuadër të ngjarjes, Ministri Nuredini zhvilloi disa takime bilaterale. Me Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit dhe Ujërave të Ministrisë Greke të Mjedisit dhe Energjisë, Konstantinos Aravosis diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të Prespës, me qëllim të informimit në lidhje me aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar në këtë zonë. U shkëmbyen mendime gjithashtu edhe në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen nga përmbytja në pellgun e lumit Vardar përmes programit EU INTERREG për bashkëpunimin ndërkufitar, në të cilin Greqia është bartësi i projektit, ndërsa partnerë nga pala maqedonase janë MMJPH dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtimi. Në bisedime u hapë gjithashtu çështja dhe mundësitë për pjesëmarrjen e kompanive greke në të ashtuquajturën “Investime të gjelbërta”.
Fokusi i bisedës me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane të Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore, Joçen Flasbart, u vu në ndihmën gjermane në fushën e mjedisit në proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe me Ministrin turk të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Murat Kurum dhe me Ministrin turk të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Murat Kurum shkëmbyen mendime mbi nevojën dhe mundësitë për qytete të gjelbërta dhe bashkëpunimin e ardhshëm.
Ministri Nuredini gjithashtu pati një takim dypalësh me Ministrin Federal të Austrisë për Veprimet Klimatike, Mjedisin, Energjinë, Lëvizjen, Inovacionet dhe Teknologjinë Leonor Gevesler, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me Agjencinë Austriake të Mjedisit në nivelin teknik dhe mbështetjen e mundshme në krijimin e një Agjencie Mjedisi në vendin tonë.