Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot realizoi një takim zyrtar edhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, E.T. Kristin Forstren Bengtson dhe Koordinatorin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) Mikael Aterhog.
Në takim u diskutua për procesin e përgatitjes së një strategjie shumë vjeçare nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe inkorporimin e fushave me përparësi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe klimës në këtë dokument.
Gjegjësisht, Ministri Nuredini riafirmoi fushat prioritare të tilla si dixhitalizimi i administratës në MMJPH (ministria e aplikimit elektronik), menaxhimi i mbeturinave në kontekstin e zhvillimit lokal dhe ndotjes së ajrit.