Informatë për kompetencat e ISHMJ dhe MMJPH për funksionimin e personave juridikë në komunën e Gostivarit
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mirëpret angazhimin e komunës së Gostivarit për përgatitjen e strategjisë pesëvjeçare për uljen e ndotjes dhe përpilimin e kadastrës së ndotësve, i cili është një dokument i rëndësishëm për identifikimin e burimeve të mundshme të ndotësve dhe uljen e presionit dhe ndikimeve në mjedis.
Por, theksojmë se të dhënat për personat juridikë për të cilët Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinordhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kanë kompetenca nuk janë të sakta dhe për këtë arsye kërkojmë korigjimin e pjesëve të tekstit në mediat që i kanë publikuar ato.
Përkatësisht, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, e cila është përgjegjëse për lëshimin e lejeve A për parandalim të integruar dhe kontroll të ndotjes (PIKN), ka lëshuar gjithsej 4 leje të tilla për personat juridikë që ndodhen në këtë komunë, ndërsa lejet B-PIKN lëshohen nga komuna dhe jo nga MMJPH.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë lëshuar lejet A -PIKN në vijim :
1. Vardar Dolomit SHPK Shkup, Fabrika e prodhimit Gostivar
2. Progres 1998 import-eksport f. Vrutok Gostivar – baza e asfaltit
3. Pellagonija SHA Gostivar, baza e asfaltit
4. Svis Metod, fshati Çegran, Gostivar
Te të gjithë personat juridikë që gjenden në territorin e komunës së Gostivarit që kanë leje A-PIKN si dhe personat juridikë që punojnë me Elaborate mjedisore të lëshuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bëhet mbikëqyrje inspektuese rregullisht në bazë të Planit Mujor dhe Vjetor tëpunës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.
ISHMJ inspektimet e tij i realizon përmes inspektorit shtetëror të mjedisit jetësor me qendër në Gostivar, dhe gjithashtu në fushën e ekonomisë së ujërave, inspektimet kryhen nga Sektori për Inspektimin e ekonomisë së ujërave pranë ISHMJ, gjegjësisht inspektorët e ekonomisë së ujërave në nivelin shtetëror.
Për momentin, nga gjithsej katër persona juridikë me lejen A-PIKN punojnë dy bazat e asfaltit që punojnë sezonalisht dhe për të cilat janë kryer 1-2 inspektime tremujore; edhe Vardar Dolomit ku kontrollet bëhen të paktën një herë, ndonjëherë disa herë gjatë muajit, sipas matjeve të bëra. Svis Metod aktualisht nuk funksionon, ndërsa për dy persona juridikë: Tulana Gostivar ka një ndalesë pune sepse nuk i plotëson kërkesat minimale teknike për PIKN dhe nuk është lëshuar leje PIKN, e konstatuar me procesverbal edhe nga Drejtoria edhe nga ISHMJ;dhe Pollogu i epërm – i cili gjithashtu nuk punon meqë është në proces të dislokimit.
Lidhur me të drejtën e kontrollit të personave juridikë me leje B-PIKN, ISHMJ ka kompetenca vetëm në përputhje me Ligjin për burime minerale (neni 105), dhe inspekton dokumentacionin ekzistues (vërteton nëse ka një Leje shfrytëzimi, nëse ka një raport vjetor për shfrytëzimin e përmendur,vërteton nëse ka një person përgjegjës për parandalimin e rreziqeve dhe vepron vetëm nëse ka mbeturina të rrezikshme për instalimin A ose B), dhe për pjesën tjetër kompetent janë inspeksioni teknik shtetëror (kryesisht inspeksionii minierave) dhe inspektorët e autorizuar komunal dhe komuna që lëshon lejen B.
Të gjithë personat e tjerë juridikë të përmendur në tekst janë në kompetencën dhe kontrollin e vetëqeverisjes lokale.
ZYRA PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN