Partneriteti për shpalljen e Malit SharrpërPark Kombëtar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për të mundësuar transparencën e procesit të shpalljes së Malit Sharr si një park kombëtar, informimin e saktë dhe në kohë të të gjithë palëve të interesuarasi dhe përfshirjen aktive të publikut në proces, është e hapur për bashkëpunim me të gjitha  shoqëritë qytetare që kanë  dëshirë për bashkëpunim. Rrjetëzimi i MMJPH-së dhe shoqëritë qytetaresi dhe ndërtimi i partneriteteve do të përmirësojëkomunikimin e ndërsjellë dhe komunikimin me popullsinë lokale, si dhe do të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e palëve të interesuara për përfitimet ose kufizimet e caktuara të shpalljes dhe administrimit të Parkut Kombëtar Mali i Sharrit. Gjithashtu do të mundësohetnjë bashkëpunim më i lehtë ndërkufitar me organet drejtuese të parqeve kombëtare të formuara në Malin Sharr në Shqipëri dhe Kosovë dhe me palët tjera të interesuaraqë janë aktive në territorin e parqeve kombëtare në rajonin ndërkufitar. E gjithë kjo është në kontekstin e një mbrojtje më të mirë dhe menaxhimit të duhur të burimeve natyrore që do të mundësojnë qëndrueshmërinë e eko-sistemeve.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë proces, dhe sipas iniciativës së përbashkët të takimit online të mbajtur në fund të majit, mund të inkuadrohen në rrjet duke nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit që mund të gjeni këtu.

Udhëzime: Të gjitha OJQ-të që duan të përfshihen në këtë bashkëpunim duhet të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit dhe (me nënshkrim të skanuar ose elektronik) ta dërgojnë dokumentin në emailin vijues: skj.mzspp@gmail.com