Progres në Sektoin e Natyrës gjatë dy viteve të fundit

Me propozimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Qeveria më 13.03.2018 miratoi Strategjinë Kombëtare të Diversitetit Biologjik me Planin e Veprimit (2008-2013) dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027),

Legjislacioni kombëtar

Në fushën e legjislacionit kombëtar, është hartuar një Ligj i ri për natyrën, i cili transpozon plotësisht dispozitat e BE-së Direktivën e Habitatit, Direktivën e Zogjve dhe janë hartuar aktet nënligjore në lidhje me krijimin e Natura 2000 dhe i njëjti është në proces të miratimit.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e natyrës, ka filluar një procedurë për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur. Më 05.05.2020, Qeveria miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në  kategorinë v- zonën e mbrojtur.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e natyrës, ka filluar një procedurë për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë e mbrojtur në parkun kombëtar të kategorisë II. Më 05.05.2020, Qeveria miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të zonave të mbrojtura të Malit Sharr, për zonë të mbrojtur në kategorinë II – Parku Kombëtar

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, ka filluar një procedurë për shpalljen e një pjesë të “Vodnos” për zonë të mbrojtur në kategorinë v- zonë e mbrojtur.

Si kontribut në ruajtjen e vlerave natyrore në nivel kombëtar, janë shpallur pesë (5) gjëra të rralla natyrore, përfshirë edhe drurin e vjetër Panjë në Ohër.

Është miratuar një Plan për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, si një detyrim nga Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore, Kulturore dhe Natyrore (UNESCO).

Në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë është përmirësuar Menaxhimi i zonave të mbrojtura, kështu që është miratuar Plani i Menaxhimit për monumentin e –“Burimeve të Vevçanit” me një Raport për Vlerësimin Strategjik. Janë përgatitur projekt-plane për menaxhimin e monumenteve natyrore “Kullat e Markos” dhe Liqenin e Prespës.

Shoqata ka hartuar një propozim të Planit të Veprimit për luftën kundër helmeve të jetës për kafshët e egra.

Është hartuar raporti i 6-të kombëtar ndaj Konventës për diversitetin biologjik (CBD)

Natura 2000

pticiËshtë hartuar një inventar për identifikimin e 3 zonave të mundshme në të ardhmen Natura 2000, në pellgun e lumit Bregallnicë.

Në kuadër të projektit të binjakëzimit të BE-së: Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës, janë përgatitur:

– Studime mbi valorizimin dhe projekt-planet e menaxhimit për pjesën Natura 2000 për dy pilot zona të mbrojtura, të tilla si PK Pelister dhe Monumenti i Natyrës (MN) i Liqenit të Prespës .

– Është bërë inventari i habitateve dhe specieve të BE-së me rëndësi për të plotësuar Formularin Standard për Natura 2000 për të dy zonat pilot të mbrojtura

– Për më tepër, është përgatitur një Formular i ri Standard për Natura 2000 për ishullin “Golem Grad”.

– Janë përgatitur protokolle mbi monitorimin e habitateve, bimëve, kafshëve dhe zogjve me rëndësi të BE-së dhe ato janë testuar në të dy zonat pilot të mbrojtura, është përgatitur Program Pesë-vjeçar për monitorimin e biodiversitetit. – Studimi i fizilibitetit për përfshirjen e shoqërisë civile në  monitorimin e biodiversitetit, Projekt- Plani për përfshirjen e palëve të interesuara për zbatimin e Natura 2000 si dhe plani afatgjatë i planifikimit për zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë, etj.

-Për të informuar me kohë qytetarët për aktivitetet dhe rezultatet e projektit, informacionet rreth NATURA 2000 ishin dhe akoma publikohen përmes portalit në internet www.natura2000.gov.mk, si dhe përmes rrjeteve sociale.

Valorizimi i trashëgimisë natyrore

Është arritur përparim i rëndësishëm në valorizimin e trashëgimisë natyrore, gjatë së cilës janë bërë studime për valorizimin e vlerave natyrore të Malit Sharr, Maleve të Osogovës, Liqenit të Prespës, Vodnos dhe PK të Pelisterit. Në vijim është përgatitja e Studimit për “Çengino Kale” në Malet e Maleshevës dhe plotësimi i studimit “Studençishko Bllato”.

Pritet që të fillojnë aktivitetet në bashkëpunim me IUCN për përgatitjen e studimeve për valorizimin e vlerave natyrore për Liqenin e Ohrit.

Është përcaktuar gjendja e ekosistemeve në vendin tonë, ndërsa kanë filluar aktivitetet për një mekanizëm pilot për pagimin e shërbimeve të ekosistemeve.

Mbrojtja e specieve të egra

Në kuadër të Projektit FGE / UNEP “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit duke krijuar dhe mbrojtur në mënyrë efektive zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR ​​5) në bashkëpunim me Zyrën e IUCN ENCARO në Beograd, që i udhëheq aktivitetet, dhe në koordinim me MMJPH-në dhe ekspertët lokalë, ështe përgatitur:

– Lista e e Parë e Kuqe Kombëtare e Herpetofaunës (amfibë dhe zvarranikë) sipas kritereve, udhëzimeve dhe procedurave të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Për më tepër, është bërë vlerësimi i 14 llojeve të bimëve vaskulare, të cilat kanë rëndësi ndërkombëtare dhe kombëtare dhe është bërë hartimi i një Liste prioritare taksonomike, e florës në nivel kombëtar si bazë për zgjedhjen e mëtutjeshme dhe përcaktimin e listës përfundimtare të taksonomive prioritare për Listën e Kuqe të florës në vend.

Kjo ka bërë përparim në harmonizimin e legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e specieve me Direktivën e BE-së për Habitatet dhe Rregullativën e BE-së për Mbrojtjen e Faunës së egër dhe Florës përmes rregullimit të tregtisë (CITES).

Është hartuar një Ueb faqe e MMJPH-së e Listës së Kuqe Kombëtare, me të dhëna nga vlerësimet e kryera dhe statusi konservatorë për të gjithë 46 amfibët dhe zvarranikët në nivel kombëtar edhe për 14-të bimë vaskulare.

http://redlist.moepp.gov.mk/pocetna/

Bashkëpunimi ndërkufitar dhe nismat ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës

Bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës është promovuar në kuadër të Fondit të Natyrës Prespa-Ohër (PONT). Kanë filluar aktivitete  projektuese në kuadër të Fondit të Natyrës Prespa-Ohër (PONT) për PK Pelister, PK Galiçica dhe MN Liqeni i Prespës dhe Ezerani.

Një dosje për emërimin e lokacionit Përroi i Thellë (mq: Dlaboka reka) në PK Mavrovë në Listën Preliminare të UNESCO-s për pyjet e vjetra të ahut është dorëzuar në Qendrën Botërore të UNESCO-s në Paris.

Në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, është përgatitur një projekt-aplikim për emërimin e Liqenit të Ohrit dhe “Studençishko Bllato” në Listën e Konventës Ramsar. Harmonizimi i tij institucional është duke u zhvilluar.

Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në Grupin Rajonal të Punës për Biodiversitetin. Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është përgatitur, ku në bashkëpunim me DG NEAR I DG ENV,  do të punojmë në mënyrë aktive në qasjen dhe përmirësimin rajonal duke menaxhuar biodiversitetin në nivelin rajonal.

Letra e mbështetjes për një Projekt të Fondit të Gjelbër të Klimës: Fondi Global Sub-Nacional për Ndryshimin e Klimës që do të katalizojë zgjidhjet për zbutjen dhe përshtatjen e klimës  në nivelin lokal përmes një modeli financiar transformues. Fondi është hartuar me zgjidhje të bazuara në natyrë.

Përforcimi i kapaciteteve

MMJPH forcoi bashkëpunimin me Institucionet Publike PK Pelister, PK Mavrovë dhe PK Galiçicë dhe entitetet e tjera për menaxhimin e zonave të mbrojtura, autoritetet lokale, shërbimet e inspektimit, ndërmarrjet publike, agjencitë, institucionet shkencore dhe profesionale, palët e tjera të interesit (fermerët, pronarët e tokave, gjuetarët dhe peshkatarët) dhe organizatat joqeveritare të përfshira në mbrojtjen e natyrës.

Gjithashtu është forcuar edhe bashkëpunimi i MMJPH edhe  me organizatat joqeveritare si dhe me organizatat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës (IUCN ENCARO, UNEP, SDC, GIZ, UNDP, etj.).

Promovimi i trashëgimisë natyrore

Si pjesë e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare për Bioldiversitetin, në 22 maj 2019, MMJPH organizon një veprimtari për të promovuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027) dhe Strategjinë Kombëtare për Biodiversitetin me një Plan Veprimi për periudhën (2018-2023 ).

Njëherësh, u shënua Dita Ndërkombëtare për NATURA 2000 – më 21 maj, në Qendrën e Informacionit për Natyrën në PK Pelister dhe fshatin Negrevë,  në Pehçevë.

Aktivitetet e projektit

Në kuadër të projektit GEF / UNEP “Arritja e Mbrojtjes së Biodiversitetit përmes  Krijimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura dhe Ruajtja e Biodiversitetit në Planifikimin e Përdorimit të Tokës” (STAR ​​5), aktivitete për:

– Identifikimin e pyjeve me vlera të larta natyrore dhe

– u caktua një kuotë për mbledhjen e qëndrueshme  të rrushit të thatë,

– Përgatitjen e një Studimi për valorizimin e Malit Sharr dhe

– Listën e kuqe për amfibët, zvarranikët dhe 14 bimë vaskulare

Në bashkëpunimin e MMJPH dhe GIZ, si pjesë e Projektit për Mbrojtje dhe Përdorim të Qëndrueshëm të Biodiversitetit të Liqenit të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës (CSBL), ekspertët përgatitën një Manual Monitorimi për speciet dhe habitatet e liqenit.

OsogovoVazhdimi i zbatimit të projektit “Programi i ruajtjes së natyrës së Maqedonisë”, Faza II e financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e cila është e përqendruar në zonën e pellgut të lumit Bregallnicë. U realizuan aktivitete për të përcaktuar habitatet dhe speciet me rëndësi evropiane për identifikimin e zonave të mundshme të NATURA 2000 në rajonin e Bregallnicës dhe me këtë rast  u zgjodhën tre zona të mundshme (Ovçe Pole, Bregallnica e Poshtme dhe Çengino Kale si zona të ardhshme të NATURA 2000), për të cilat është  planifikuar të hartohen Formularë Standardë për Natura 2000. Janë mbajtur punëtori  me palët e interesuara dhe është realizuar  një fushatë për Natura 2000 në Rajonin e Planifikimit Lindor.

Në kuadër të  nënkomponentit për shërbimet e ekosistemit, është kryer selektimi i ekosistemeve dhe hartimi i tyre  në të gjithë vendin. Po punohet për të përcaktuar gjendjen e ekosistemeve, dhe është planifikuar të hartohet një mekanizëm pilot për pagimin e shërbimeve të ekosistemit. Është përgatitur edhe një broshurë e shërbimive të ekosistemit dhe një plan afatgjatë për përforcimin  e kapaciteteve për të gjithë palët e interesuara për shërbimet e ekosistemit. Si pjesë e zbatimit të planit, janë duke u zbatuar modulet për palët e interesuara për çështje që lidhen me shërbimet e ekosistemit.

Paralelisht me këto aktivitete, janë duke u realizuar aktivitete nga nën-komponenti për zonat e mbrojtura, me qëllim të shpalljes së  një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur dhe valorizimin e vlerave natyrore të Maleve të Maleshevës.

Në kuadër të projektit të UNEP-it “Mbështetje për përgatitjen e Raportit të 6-të Kombëtar të Konventës për Biodiversitetin (CBD)”, MMJPH ka filluar aktivitetet me palët e interesuara në mënyrë që të përgatisë raportin në fjalë.

Në kuadër të Projektit GIZ “Menaxhimi i të dhënave për biodiversitetin dhe raportimi” janë realizuar aktivitete për përgatitjen e një politike rajonale për menaxhimin e të dhënave të biodiversitetit për një periudhë pesë vjeçare, shtesë  në listën rajonale të specieve endemike për speciet e reja taksonomike dhe zhvillimin e moduleve për sistemet  informative të biodiversitetit.

Filloi projekti rajonal i BE-së: Programi i Partneritetit Mjedisor në Procesin e Aderimit (EPPA) për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në të cilin MMJPH është përfshirë në mënyrë aktive në pjesën e  natyrës dhe pylltaris.

Filloi projekti  i mbështetur nga BERZH, i cili mbështet  “Programin e Ndërtimit të Kapaciteteve të Biodiversitetit”. Qëllimi i projektit është promovimi i praktikave të mira ndërkombëtare në vend dhe mbështetja e institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore përgjegjëse për zhvillimin, projektimin, ndërtimin dhe / ose infrastrukturën operative, shoqërinë civile, këshilltarët e biodiversitetit dhe institucionet akademike në mënyrë që të ndërtojnë kapacitete për vlerësimin dhe menaxhimin e biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura. U mbajtën trajnime me palët e interesuara.

Vazhdon zbatimi i Projektit të  EU/UNDP “Përparimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura (Skema e Granteve) . Projekti synon të përmirësojë ruajtjen e natyrës dhe të promovojë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, njëkohësisht duke rritur kapacitetin e autoriteteve të caktuara, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve për të menaxhuar dhe promovuar zonat e mbrojtura. 25 aplikime projektesh për zonat e mbrojtura dhe zonat e mundshme Natura 2000 janë përzgjedhur dhe ato janë duke u zbatuar.