Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet të ri të përgatitjes së një Studimi për Valorizim dhe Projekt-Planit të Menaxhimit për Monumentin Natyror Liqenin e Ohrit, si dhe një Projekt-Plan për menaxhimin e Parkut Kombëtar të ardhshëm Mali Sharr si rezultat i një granti të aprovuar nga IUCN.
Projekti monitoron angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme të MMJPH, për vlerësimin ose rivlerësimin e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027) dhe Strategjinë Kombëtare për Biodiversitetin për periudhën (2018-2023) në drejtim të arritjes së qëllimeve të përcaktuara për rritjen e përqindjes së zonave të mbrojtura në të gjithë territorin e vendit.
Aktivitetet janë pjesë e projektit në vazhdim GEF / UNEP: “Arritja e Mbrojtjes së Biodiversitetit duke krijuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive zonat e mbrojtura dhe integrimin e Biodiversitetit në Planifikimin e Përdorimit të Tokës” (STAR 5).
Projekti do të zbatohet nga Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO) në bashkëpunim me MMJPH dhe UNEP, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë. IUCN do të aplikojë standardet më të mira ndërkombëtare për zonat e mbrojtura, duke përfshirë udhëzimet e veta për praktikat më të mira.
Përgatitja e Studimit për valorizimin e Liqenit të Ohrit i mundëson MMPH-së të fillojë një procedurë për ri-shpalljen e Liqenit të Ohrit si zonë e mbrojtur, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e natyrës.
Projekt-Plani i Menaxhimit të Malit Sharr do të zhvillohet në bazë të të dhënave nga Studimi i vlerësimit të Malit Sharr (2020), i cili gjithashtu u zhvillua me ndihmën financiare nga GEF / UNEP.
Zhvillimi i planeve të menaxhimit për të dy zonat do të ndihmojë organet qeverisëse të ardhshme të zonave të mbrojtura për të siguruar një menaxhim efektiv të zonave të mbrojtura dhe pajtueshmëri me dispozitat e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, si dhe përmbushjen e kërkesave të direktivave të BE-së. për habitatet dhe zogjtë.
Përgatitja e tre dokumenteve do të mundësojë zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Programin Vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2020 të MMPH