Avancimi i mbrojtjes së natyrës, mjedisit dhe mbrojtja gjyqësore e së drejtës për mjedis të shëndetshëm përmesavancimit të rregullativës ligjore ishte tema e debatit inicues që u mbajt sot në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (MANU) në Shkup. Veprimtaria u organizua nga Qendra për Kërkime Strategjike “Ksente Bogoev” pranë MANU-s, në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë dhe Qendrën për Kërkime Juridike dhe Analizë me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Duke shprehur mbështetje të fortë për komunitetin juridik shkencor si dhe OJQ-të që merren me ligjin e mjedisit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në fjalimin e tij theksoi: “Si Ministër i Mjedisit është detyra ime të mbroj mjedisin dhe besoj se ne do ta arrijmë këtë nëse punojmë së bashku me ekspertë juridikë, profesorë dhe shoqërinë civile pasi që kjo nuk është punë e vetëm një institucioni “. Sipas Nuredinit, niveli i dëshiruar i mbrojtjes së mjedisit mund të arrihet vetëm nëse vendoset një bashkëpunim i mirë ndër-sektorial sepse ligjet ekzistuese duhet të përmirësohen dhe harmonizohen me direktivat e BE-së, por edhe për të mundësuar zbatimin e tyre më të mirë, pasi që nuk mjafton që vetëm të shkruhet ligji .
Debati është organizuar me qëllim që të stimulohet interesi shkencor dhe të sigurohet një përfshirje më e madhe e komunitetit shkencor juridik në përmirësimin e korrnizës ligjore dhe në funksionimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e mjedisit që duhet të ngrihen në një nivel më të lartë, me përparësi në vend.
Sipas akademikut Vlado Kambovski, nga Qendra për Kërkime Strategjike„Ksente Bogoev“ pranë MANU-S, mbrojtja e mjedisit është një nga prioritetet e synimeve të zhvillimit global të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030 dhe meriton vëzhgim dhe hulumtim të veçantë shkencor për shkak të gjendjes kritike të mbrojtjes së shëndetit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Nga ky takim do të rezultojë një program konkret i hulumtimit që do të dorëzohet në MMJPH dhe do të jetë bazë për aktivitete të mëtejshme në këtë fushë.