Sot në komunën e Sveti Nikollës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar u takuan me kryetarët e komunave të rajonit Lindor dhe Veri-Lindor dhe kompaninë “Excelor Holding Group” nga Republika e Bullgarisë, e cila u zgjodh si ofertuese më e favorshme për furnizimindhe dorëzimin e pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave komunale. Në këtë takim, nikoqir i të cilit ishte kryetari i komunës së Sveti Nikollës Sasho Vellkovski , u prezentua mbështetja e BE-së për 18 komunat nga të dy rajonet dhe komunën e Sveti Nikollëspër krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimittë mbeturinave, i cili fillon të realizohet me marrëveshjen e parë të furnizimit të automjeteve për grumbullim dhe transport të mbeturinave. Gjithashtu u prezantuan aktivitetet që do të zbatohen në kuadër të projektit nga kompania në fjalë. Furnizimikap shumën prej rreth 8 milionë euro nga të cilat 85% janë grant të BE-së ndërsa 15% janë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
„Do të doja të inkurajoj të 18 kryetarët e komunave që puna kryesore ende nuk ka përfunduar dheprocesi i filluar duhet të vazhdojë. Ne, si ministri, do të vazhdojmë të jemi në dispozicion për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të ardhshme në lidhje me këto komuna dhe do të ofrojmë mbështetje të plotë për zhvillimin e këtij sistemi. Për më tepër, zbatimi i suksesshëm i kësaj qendre rajonale për menaxhimin e mbeturinave do të shërbejë si shembull dhe shtysë për rajonet tjera në vend për të kapërcyer dyshimet e tyre dhe të fillojnë të besojnë se menaxhimi i tillë i mbeturinave është zgjidhja e më e mirë aktualisht”, theksoi Nuredini në fjalën hyrëse.
Sipas tij, zgjidhja e problemit të menaxhimit të mbeturinave në vend kërkon dhe merr mbështetje të fortë nga organet më të larta qeveritare, ndërsa hulumtimet dhe mobilizimi i të gjitha burimeve në dispozicion për financimin e investimeve të shtrenjta në menaxhimin e mbeturinave ende mbetet prioritet.
Mbështetja e BE-së përveç furnizimit të automjeteve të grumbullimit përfshinë edhe transportin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive të paligjshme, si dhe ndërtimin e një qendre rajonale për menaxhimin e mbeturinave dhe stacionet e transferimit.
„Jam i lumtur që shoh përparim në menaxhimin e mbeturinave. Është rënë dakord për 3.6 milionë eurot e para për të siguruar 41 kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturinave. Por sfida më e madhe mbetet përpara nesh: ndërtimi i qendrës së menaxhimit të mbeturinave dhe gjashtë stacioneve të transferimit, e para e këtij lloji në vend” tha Zhbogar.
Në takim, fjalime mbajtën edhe kryetari i komunës së Sveti Nikollës Saso Vellkovski, i cili njoftoi se themelimi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike është në fazën përfundimtare dhe udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim i delegacionit të BE në Maqedoni Nikolo Bertolini, i cili foli për pjesën operative të procesit.