Ju informojmë se zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mr. Stevo Temelkovski do të mbajë fjalim në ngjarjen për prezantimin e konstatimeve kyçe të Raportit Inicial për Kategorizimin e Liqenit të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës, të përgatitur në pajtim me Direktivën Kornizë të Ujërave të BE-së.
Ngjarja do të mbahet më 18 nëntor 2014 (e martë), në ora 10:00 , në hotelin Holidej In, në Shkup.
Raporti është përgatitur në kuadër të projektit të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për ruajtjen rajonale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës.
Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.