Punëtoria rajonale TAIEX për shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave më të mira për menaxhimin e prerjes dhe tregtisë ilegale me drunj, sot dhe nesër mbahet në Shkup, në kuadër të projektit “ Programi i partneritetit të mjedisit jetësor të BE-së për aderim (EPPA) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi ”
Në këtë punëtori morën pjesë autoritete të fushës përkatëse nga shtetet anëtare të BE-së në Rajon si dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, këshillave dhe drejtimeve për procesin e harmonizimit me rregullativën e drurit të BE-së, zbatimin e ligjit të pyjeve si dhe menaxhimin dhe rregullimin e tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve kombëtare shtetërore (ministri, vetëqeverisje lokale, institucione dhe ndërmarrje publike) si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga fusha e mjedisit jetësor dhe natyrës dhe shoqëri qytetare.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fjalim në këtë temë mbajti zëvendësministri Jani Makraduli, duke u përqëndruar kryesisht në arsyet e prerjes ilegale të drunjve në vend dhe efektet e saj, me theks të veçantë në zgjidhjet për ta parandaluar këtë dukuri.
“Kur flasim për shkaqet, përmendim varfërinë ekonomike në zonat rurale, çmimin më të lirë në tregun gri, shitjen e paligjshme të drunjve dhe mobilieve dhe dobësitë në menaxhimin e pyjeve.Kur flasim për efektet, ne flasim për standardin e ulët të jetesës për popullatën përreth, ngrohjen globale dhe ndryshimin e klimës, prishjen e biodiversitetit dhe humbjet ekonomike, “tha Makraduli.
Zëvendësministri Makraduli theksoi se për parandalimin e prerjes ilegale të drunjvezgjidhje sheh kryesisht në shtimin e inspektimit dhe numrit të inspektorëve, rregullimin dhe mbështetjen më të madhe nga vullnetarët dhe përfshirjen e OJQ-ve në monitorimin e procesit.
Sipas tij, në perspektivë është me rëndësi transformimi masiv i mënyrës së ngrohjes në objekte që përdorin drunj si burim ngrohjeje. Kjo jo vetëm që do të kontribuojë për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit dhe zvogëlimin e ndotjes nga djegia e drurit, por gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit.
Fjalime mbajtën e dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë Trajan Dimkovski, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Konstantinos Supilas dhe udhëheqësi i ekipit të projektit EPPA Mihail Dimovski.