Teknikët e pajisjeve për ftohje fituan pajisje për grumbullim dhe riciklim të mjeteve të ftohjes

DSC_0749

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mori pjesë në aksionin e sotëm të dorëzimit të pajisjes për grumbullim dhe riciklim të mjeteve të ftohjes që do ta shfrytëzojnë falas teknikët e mjeteve të ftohjes. Pajisjen e jep Ministria e Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor/Zyra për mbrojtjen e shtresës së ozonit, në kudër të zbatimit të Planit për eliminim përfundimtar të substancave-HCFC.

Duke potencuar se ky aktivitet është pjesë e aksionit shumëvjeçar për eliminimin e substancave që e dëmtojnë shtresën e ozonit, me të cilin janë eliminuar më shumë se 99% nga shpenzimi i tyre në vendin tone, ministri Izairi theksoi se ndarja e 35 kompleteve të pajisjes për grumbullim dhe riciklim të mjeteve të ftohjes, të cilat do të shfrytëzohen falas nga teknikët e mjeteve të ftohjes, është fushata e dytë me të cilën rrumbullaksohet cikli i aktiviteteve lidhur me vendosjen e sistemit për menaxhim me mjetet e ftohjes.

Në fushatën e parë, 18 servise të mjeteve të ftohjes dhe 3 shkolla të mesme fituan pajisje të sofistikuar për grumbullimin dhe riciklimin e mjeteve të ftohjes, ndërsa sipas raporteve të marra nga serviset për vitin e kaluar, është grumbulluar dhe ricikluar një sasi prej 14.000 kg mjete të ftohjes.

Në kuadër të zbatimit të Planit për eliminim të substancave- HCFC, për pajisjen për grumbullim dhe riciklim të mjeteve të ftohjes, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi mjete financiare në shumë prej 158.000 dollarësh nga Fondi i protokollit të Montrealit për substancat që e dëmtojnë shtresën e ozonit.

Realizimi i Planit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për menaxhimin dhe eliminimin e substancave- HCFC në tri vitet e fundit

Gjatë zbatimit të Planit, një theks i veçantë u vu në trajnimin për menaxhim dhe kontroll të substancave-HCFC. Në këtë drejtim, u zbatua trajnimi i tri grupeve qëllimore: teknikëve të pajisjeve të ftohjes, profesorëve në shkollat e mesme profesionale dhe doganierëve. Gjatë këtij trajnimi, njohuri teorike dhe praktike fituan 30 profesorë nga të gjitha shkollat e mesme teknike, të cilat përgatisin kuadro për servisim të teknikës së ftohjes dhe mbi 280 teknikë të pajisjeve të ftohjes për praktika të mira në servisim, grumbullim dhe riciklim të fluideve ftohëse si dhe 100 doganierë nga të gjitha zyrat doganore në territorin e Republikës së Maqedonisë për kontroll adekuat dhe të shpejtë të këtyre substancave në të gjitha kalimet kufitare në territorin e shtetit tonë.

Paralelisht me këtë aktivitet, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor po punon në harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Europian. Është reaguar në Ligjin për mjedisin jetësor me dispozita të posaçme dhe në mënyrë të qartë është vënë baza për zhvillimin e akteve nënligjore, me ç’rast   janë saktësuar dispozitat konkrete për qarkullimin e substancave -HCFC, parimet e grumbullimit dhe riciklimit të pajisjeve të ftohjes si dhe parandalimi i lirimit të substancave që e dëmtojnë mbështjellësin e ozonit në atmosferë.

Me qëllim të lehtësimit të menaxhimit me këtë grup të kimikateve, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor hartoi doracakë profesionalë për praktikë të mirë servisore dhe kontroll adekuat të këtyre substancave në kalimet kufitare.

Përveç kësaj, të gjitha shkollat profesionale, ku punon kuadër i trajnuar, fituan pajisje për demonstrim, e cila ua lehtëson mësimin praktik në sferën e ftohjes dhe klimatizimit. Me kënaqësi mund të konkludohet se një pjesë e këtyre shkollave këtë sferë e kanë si pjesë përbërëse të mësimit të rregullt.

Sa i përket sektorit të servisimit, kjo është hera e dytë që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mundëson pjesëmarrësve, të cilët janë kyçur në mënyrë të drejpërdrejtë, të fitojnë pajisje për grumbullim dhe riciklim të mjeteve të ftohjes.