Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Komisionit për zbatimin e procedurës së koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e lumit Cërna Reka (“Komisioni“), fton të gjithë ofertuesit e mundshëm (secili si një “Ofertues i Mundshëm”) për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në Para-Kualifikim (“Dokumente Para-Kualifikimit“) për dhënien dhe zbatimin e Marrëveshjes së koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali Cërna Reka. Kjo përfshin projektimin, financimin, ndërtimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen dhe transmetimin e hidrocentraleve Çebren me digën Orlov Kamen (me mundësi për hidrocentrale) si dhe menaxhimin e hidrocentralit ekzistues Tikvesh të vendosur në Cërna Rekë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ( “Projekti“).
Projekti do të ndahet përmes një procedure tenderuese transparente dhe konkurruese, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare, Ligjin për Ujërat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11 , 44/12, 23/13, 163 / 13,180 / 14 dhe 146/15) dhe Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetet Publike Private (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 6/12, 144/14, 33/15, 104 / 15, 215/15 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore” Nr. 153/19 dhe 261/19) (“Ligji për koncesionet”) dhe në përputhje me Vendimin për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit të përdorimit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Cërna Reka nr. 45-10737/1 të datës 24.12.2019 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 13/20 dhe 33/20).
Në përputhje me Ligjin për Koncesionet, më poshtë janë theksuar informacionet kryesore për Projektin dhe procedurën e dhënies së Projektit.
1. PROJEKTI
1.1 Lënda
Me këtë projekt parashikohet ofertuesit më të mirë ti ndahet kjo:
(i) Коncesioni për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike,
(ii) E drejta ekskluzive që të projektojë, ndërtojë, menaxhojë dhe mirëmbajë HCE “Çebren“ (me një kapacitet indikativ të instaluar prej 333 MW) dhe digën “Оrlov Kamen ” (me mundësi për hidrocentral), dhe
(iii) E drejta ekskluzive që ta menaxhojë dhe mirëmbajë HCE “Тikvesh“ (me një kapaciet të instaluar prej 116MW) tre muaj pas fillimit me punë të HCE Çebren
të cilat janë lëndë kthimi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas skadimit të periudhës së koncesionit.
Projekti do të strukturohet si koncesion për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e Cërna Reka dhe pjesëmarrjes në partneritet publiko privat, me çrast ofertuesi më i mirë do të formojë një kompani projektuse me SHA ESM. Kontributi i SHA ESM në kapitalin e kompanisë së projektit mund të përfshijë në veçanti transferimin e HEC-ve ekzistuese të Tikveshit, si dhe kontributet e tjera.
1.2 Vlera e projektit
Vlera treguese e investimeve të HEC-së Çebren dhe Diga e Orlov Kamen vlerësohet në 570 milion Euro.
1.3 Vendndodhja e kapaciteteve
Kapacitetet e projektit do të vendosen në Cërna Reka në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
1.4 Aktivitetet që do të realizohen në kapacitetet
Prodhimi i energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike.
2. PROCEDURA E PARAKUALIFIKIMIT
2.1 Lloji i procedurës
Procedura do të kryhet në dy faza, përkatësisht:
– Faza I: Parakualifikimi i Ofertuesve të Mundshëm, dhe
– Faza II: Ftesë për dorëzimin e ofertave nga ofertuesit e parakualifikuar.
2.2 Adresa dhe mënyra e mbledhjes së dokumentacionit të parakualifikimit
Ofertuesit potencial ftohen që të marrin Dokumentacionin tenderik për Fazën 1, që përmban Udhëzime për Ofertuesit Potencial (“Dokumentet e Parakualifikimit”) duke e dërguar me email kërkesën në adresat e mëposhtme: jasna.ivanova.davidovic@elem.com.mk; me një kopje te viktor.andonov@gs.gov.mk.
Ofertuesit Potencial që do të dorëzojnë kërkesën për Dokumente të Parakualifikimit do të regjistrohen dhe përfshihen në listën e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe paraqitjen e njoftimeve.
Çdo kërkesë për informacion shtesë dhe / ose pyetje në lidhje me dokumentin e parakualifikimit mund t’i dërgohet me postë elektronike Komisionit në adresat e mësipërme.
2.3 Kriteret e Parakualifikimit
Kriteret e parakualifikimit do të përcaktohen në Dokumentet e Parakualifikimit.
3. DORËZIMI I DOKUMENTEVE PËR PJESËMARRJE NË PARAKUALIFIKIMIN DHE HAPJEN
3.1 Gjuha e dokumenteve
Gjuha e dokumenteve për pjesëmarrje të parakualifikimit do të jetë gjuha Angleze.
3.2 Dokumentacioni i nevojshëm që duhet ta dorëzojnë ofertuesit potencial
Për informacionin e ofertuesve të mundshëm, të dhënat e mëposhtme do të kërkohen për qëllime të parakualifikimit. Për më shumë informacione shikoni dokumentin e parakualifikimit
Pjesa e I – Kriteret e parakualifikimit: informacionet e përmendura në Pjesën 2.3;
Pjesa e II – Formulari i Parakualifikimit: dokumentet ose informacionet e përmendura në Pjesën 2.4;
Pjesa e III – Dokumentet e konsorciumit: atje ku ofertuesi i mundshëm është Konsorcium dokumentet e përmendura në Pjesën 2.5;
Pjesa e IV – Autorizimi: autorizimi i përmendur në Pjesën 2.6; dhe
Pjesa e V – Literatura e shtypur më parë: opsionale, posaçërisht e vendosur, literaturë e shtypur mëparë siç thuhet në pjesën 2.7.
3.3 Periudha e vlefshmërisë së dokumenteve të parakualifikimit
Dokumentet e parakualifikimit do të vlejnë të paktën tre (3) muaj nga data e paraqitjes së tyre në Komision.
3.4 Afatet, adresa dhe mënyra e paraqitjes së dokumenteve të parakualifikimit
Dokumentet e parakualifikimit duhet të dorëzohen deri në orën 16:00 të kohës lokale CET në Shkup në 03.04.2020, në adresën e Komisionit të shënuar më poshtë.
Ofertuesit potencial që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentin e parakualifikimit do të ftohen të marrin pjesë në një procedurë konkurruese ndërkombëtare për Projektin. Për këtë qëllim, të gjithë ofertuesve të parakualifikimit do t’u dërgohet një ftesë me shkrim pa njoftim publik. Të gjitha dokumentet e tenderit do të dërgohen pas pagesës së kompenzimit me vlerë prej 5,000 euro (në kundërvlerë të denarit).
3.5 Personat e autorizuar që do të marrin pjesë në hapjen e dokumenteve të parakualifikimit
Vetëm anëtarët e Komisionit, të krijuar posaçërisht me qëllim të dhënies së Projektit, do të kenë të drejtë të hapin dhe vlerësojnë dokumentet e parakualifikimit.
4. КОNTAKTET
Коmisioni
Z-nj. Јаsna Ivanova Davidoviq
11 Tetori nr. 9
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Теl: +389 2 3149 167
Email: jasna.ivanova.davidovic@elem.com.mk
Z. Viktor Andonov
Каbineti i Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Коmisioni
Bul.Ilinden nr. 2 Shkup,
Republika e Maqedonisë së Veriut
Теl: +389 2 3134211
Email: viktor.andonov@gs.gov.mk
Z-nj Lupka Dimovska Zajkov
Presveta Bogorodica nr. 9
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Теl: +389 2 3251 414
Email: l.zajkov@moepp.gov.mk