Nën moton “Klima po ndryshon, pse jo edhe ti”, Programi për Zhvillim i KB (UNDP), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Fondi Global Ekologjik (FGE) do të realizojnë një fushatë të gjerë për të inkurajuar #AksioninKlimatik.
Koha për të njohur ndryshimet e klimës dhe për të kuptuar shkaqet e atyre ndryshimeve tashmë ka mbaruar. Ka ardhur koha për #AksioninKlimatik.
Duke u bazuar në rezultatet e një “Ankete për hulumtime të opinionit publik” që thonë se pothuajse gjysma e të anketuarve nuk ndërmarrin aksione klimatike, prandaj nuk dinë se çfarë mund të bëjnë, e kemi krijuar këtë fushatë të gjerë. Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë shembuj konkretë dhe të frymëzojmë bashkëqytetarët tanë me ndryshime të vogla në shprehitë dhe zgjedhjet e përditshme, në shtëpi, në punë, në shkolla ose në komunat ku ata jetojnë dhe punojnë për të kontribuar në zvogëlimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve klimatike kombëtare dhe atyre globale.
Shpresojmë që platforma kombëtare klimatskipromeni.mk, në të cilën mund të ndani aksionet tuaja, por në të njëjtën kohë të lexoni se çka ndërmarrin të tjerët do të hap një proces të komunikimit të gjerë sepse çështja e ndryshimeve klimatike zgjidhja e së cilës përveç vullnetit të fortë politik kërkon veprim të përbashkët në të gjitha nivelet, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara: institucionet qeveritare, sektorin joqeveritar, biznesin, mediat, shkencën dhe qytetarët.
Ju ftojmëqë të përfshiheni në ndryshimet sepseKlima po ndryshon, pse jo edhe ti?