INFORMATË PËR MEDIA 30.01.2020

Ju informojmë se nesër më 31.01.2020 (epremte) në orën 12:30 ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, do të mbajë konferencë për gazetarë për të informuar publikun për aktivitetet e koordinuara, bashkëpunimin e institucioneve për menaxhim të mbeturinave dhe për masat konkrete të ndërmarra. Në konferencën për gazetarë janë ftuar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, drejtori i Deponisë Drislla – Shkup SHPK Kosta Naçeski, drejtori Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasovski dhe një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.

Konferenca do të mbahet në Kabinetin e ministrit.

(Ndërtesa e MMJPH-së, sheshi“Presveta Bogorodica” nr.3, kati 8 ).

Ju ftojmë me ekipet tuaja të merrni pjesë në konferencën për gazetarë.