Për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, dhe në kontekstin e aktualizimit të importeve të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut, u rrit niveli i inspektimit dhe kontrollit të të gjitha llojeve të mbeturinave dhe substancave që mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Në këtë drejtim, sot, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, në koordinim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Doganat, ka realizuar inspektim të jashtëzakonshëm të 11 kamionëve me mbetje (RDF) nga Italia, destinacioni përfundimtar i të cilave është fabrika e çimentos USJE e licencuar për përdorimin e mbetjeve RDF si lëndë djegëse alternative. Kamionët u ndaluan në hyrje të pikës kufitare Bogorodica. Sasia e përgjithshme e mbetjeve është 261 ton.
Mostrat u morrën me zgjedhje të rastësishme nga dy kamionë, ndërsa kamionët e tjerë u inspektuan në mënyrë organoleptike. Për të rritur besueshmërinë e rezultateve, mostrat do të dorëzohen në dy laboratorë dhe atë në Laboratorin Kimik të Kontrollit Teknik RF, si dhe në Qendrën e Kërkimit Mjedisor në Republikën e Estonisë.
Rezultatet e analizës pritet të jenë gati pas dhjetë ditësh, dhe derisa të merren rezultatet, kamionët e mbetjeve do të ruhen nën mbikëqyrjen e duhur.
Përndryshe dërgesat në fjalë janë të deklaruara si mbetje RDF (Refuse derived fuel -RDF) e cila është një lëndë djegëse alternative (sipas standardeve të BE-së) prodhuar nga mbetjet që përmbajnë materiale të biodegradueshme. Materialet e qëndrueshme janë hequr plotësisht në një proces kompleks të klasifikimit dhe riciklimit në impiantet e trajtimit të mbetjeve, dhe përdoren për të gjeneruar energji (veçanërisht në prodhimin e ujit të nxehtë, tubave, impianteve të çimentos dhe kapaciteteve të ngjashme).