Gjatë ditës së djeshme ministri Nuredini zhvilloi një takim me u.d drejtorin e sapoemëruar të Drisllës – Shkup SHPK Kosta Naçevski, ku u diskutua për pikëpamjet e tij fillestare për gjendjen faktike aktuale në terrenin e deponisë, përkatësisht llojin, origjinën, sasitë dhe mënyrën e trajtimit të mbeturinave si dhe sfidat në menaxhimin e ndërmarrjes. Në takim u ra dakord që ministri t’I bëjë një vizitë Drisllës deri në fund të javës punuese. Drisllën gjithashtu do ta vizitojnë edhe ekspertë të MMJPH-së dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, por drejtori do të hap dyert për inspektim të situatës edhe për përfaqësuesit e sektorit joqeveritar me qëllim të sigurimit të transparencës dhe kontrollit të punës duke përfshirë të gjithë të interesuarit dhe publikun. Rëndësi e veçantë gjatë diskutimeve iu dha statusit të realizimit të aktiviteteve investuese të planit operacional të deponisë, me qëllim të përmirësimit të procesit të trajtimit të mbeturinave, trajtimit të mbetjeve mjekësore, trajtimit të gazit të deponisë, sigurimin e seleksionimit sekondar, zvogëlimin e sasive të mbeturinave të larguara dhe, mbi të gjitha, parandalimit të efekteve të dëmshme në fushat e mjedisit jetësor.
Ministri Nuredini gjithashtu pati një takim koordinues me drejtorin e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski, në të cilin u diskutuan detajisht mënyrat e mbikëqyrjes së sasive të mbeturinave të importuara, transituara dhe eksportuara në territorin e vendit. Gjithashtu u shqyrtuan praktikat aktuale të zbatimit të kontrollit si dhe u arritën konkluzione për ndërmarrjen e aktiviteteve për përforcimin e bashkëpunimit midis shërbimeve profesionale në Ministri, Doganë dhe Shërbimet e inspektimit, përmes rregullimit të saktë të procedurave të bashkëpunimit, raportimit dhe mbikëqyrjes së dërgesave të mbeturinave
Ministria aktualisht është duke punuar për kontrollimin dhe azhurnimin e të dhënave për llojin dhe sasitë e mbeturinave të importuara, eksportuara dhe transituara përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht regjistrave të personave juridikë që posedojnë leje për këtë qëllim. Ato do të ndahen me publikun sa më shpejt të jetë e mundur. Në ndërkohë, theksojmë se në bazë të ligjit ekzistues vendit i lejohet vetëm importi i mbeturinave që mund në mënyrë të sigurt: të përpunohen, pa rrezikuar mjedisin jetësor, jetën dhe shëndetin e njerëzve, të përdoren si lëndë e parë ose si burim i energjisë (në përputhje me specifikimet e BE-së për lëndë djegëse alternative).
MMJPH: Aktivitete të koordinuara dhe të përforcuara të trajtimit të mbeturinave
January 28, 2020