(18.01.2020г.) Sot, në orët e mengjesit banorët e Komunës së Karposhit kanë raportuar ndotje në lumin Seravë. Ekipi në detyrë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, në koordinim me Inspektorin e Autorizuar të Mjedisit nga Komuna e Karposhit, janë duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm për të konstatuar situatën aktuale në terren.
Informacione më të hollësishme mbi incidentin do të jepen pasi ekipet në detyrë do ta dorëzojnë Raportin mbi inspektimin e jashtëzakonshëm.
Edhe më tutje i inkurajojmë qytetarët t’i raportojnë të gjitha veprimet që cenojnë shëndetin e tyre dhe mjedisin e pastër, ngaqë qëllimin e kemi të përbashkët.