Sot, në kuadër të ngjarjes përmbyllëse të komponentit të dytë të projektit GEF/UNEP “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, u prezantuan rezultatet e procesit dy-vjeçar të përpunimit të Listave të Kuqe Kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke vepruar kështu, shteti ynë ka hyrë në familjen e shteteve që kanë një Listë të Kuqe Kombëtare. Për më tepër, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ky është shembulli i parë në rajonin ku procedura përputhej me rekomandimet më të rrepta të IUCN.
Në këtë ngjarje gjithashtuu prezantua edheueb-faqja kombëatre e Listës së Kuqe Kombëtare, Detajet e Listës së Kuqe për zvarranikët dhe amfibët, Lista e përparësive për bimët vaskulare, dhe u diskutua edhe për përdorimin e listave të kuqe në politikën kombëtare, si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Listave të Kuqe në vendin tonë.
Duke vënë në dukje se është veçanërisht krenar që në emër të MMJPH-së, ka nderin ta hapë një konferencë në të cilën promovohet Lista e Kuqe Kombëtare, zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, tha në fjalën e tij të hapjes: “Dua të theksoj se është një kontribut i pastër shkencor i ekspertëve të Maqedonisë, të cilët së bashku me stafin e sektorit të natyrës së MMJPH, si dhe partnerët ndërkombëtarë IUCN dhe UNEP, kanë punuar në këtë projekt. Lista e Kuqe Kombëtare është një mjet i rëndësishëm për monitorimin e biodiversitetit dhe do të ndihmojë në identifikimin e specieve dhe zonave me përparësi për krijimin e politikave të suksesshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës. Zhvillimi i Listave të Kuqe është një nga aktivitetet më të rëndësishme të MMJPH në fushën e mbrojtjes së natyrës, dhe është gjithashtu një nga veprimet prioritare të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës 2017-2028.
Në kuadër të Projektit, janë identifikuar dhe sistemuar 46 specie nga Herpetofauna (amfibë dhe zvarranikë) dhe është bërë një vlerësim i 14 specieve bimore që e kanë statusin ndërkombëtar dhe kombëtar të mbrojtjes.
Listat e Kuqe Kombëtare ju ndihmon vendeve: të identifikojnë në mënyrë më efikasestatusindhe trendin së ruajtjes së specieve, krijimin e politikave, ngritjen e vetëdijes për speciet e rrezikuara dhe integrimin e vlerave të biodiversitetit në proceset e zhvillimit dhe planifikimit.
Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Procesine zhvillimit të Listave të para Kombëtare të Kuqe në RMVe udhëheq MMJPH me mbështetje nga Unioni Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) përmes Zyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) me seli në Beograd.