Me informacionin që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit të Qeverisë e miratoi iniciativën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për ndërprerjen e furnizimeve të paketimeve të njëhershme dhe plastikës nga institucionet shtetërore, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e filloi konferencën për shtyp të cilën e mbajti sot para fillimit të debatit publik në lidhje me gjashtë projektligjet e reja për menaxhimin e mbeturinave.
Në vazhdim, Ministri i informoi mediat edhe për debatin e parë njërin nga dy debatet e njoftuara të hapura zyrtare publikepër grupin e ri të ligjeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave që u mbajtën dje në Odën Ekonomiketë Maqedonisë së Veriut.
Fokusi kryesor i diskutimit ishin detyrimet e sektorit privat të parashikuara nga ky draft i ri i legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave, që plasojnë në treg disa produkte kume përdorimin e tyre krijohen mbeturina.
Duke punuar në bashkëpunim me palët e interesuara nga faza fillestare e përpunimit, përfshirjes dhe angazhimittë kompanive në këtë fazë të fundit të konsultimit të propozimeve, ne besojmë se kemi arritur në një kuptim të përbashkët për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave në vendin tonë.
Sistemi i zgjeruar i përgjegjësisë së prodhuesit është në përputhje me standardet e BE-së dhe nënkupton sigurimin e zbatimit të parimeve të ekonomisë rrethore në vendin tonë.
Besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm të selektojmë, por edhe të bëjmë ripërdorim, riparim, riciklim dhe përpunim kudo që të jetë e mundurdhe me miratimin e Ligjit të ri për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave dhe krijimin e financave të prodhuesve, të realizuara përmes kontrolluesve kolektivë dhe të pavarur, do të mundësohet funksionimi i një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave.
Grupi i ri i ligjeve i azhurnon rregullat dhe procedurat për menaxhimin e mbeturinave të paketimit, baterive dhe akumulatorëve, si dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike, por gjithashtu prezanton edhe një Ligj të ri për rrjedhat shtesë të mbeturinave që do të rregullojë menaxhimin nga mbeturinat e automjeteve, gomave, vajrave dhe tekstileve.
Debati i djeshëm me komunitetin e biznesit ishte shumë konstruktiv dhe i inkurajoi të gjithë pjesëmarrsit se kjo qasje mund të na ndihmojë që t’i tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohemi me sistemin e mëparshëm për menaxhim rajonal të mbeturinave dhe arritjen e qëllimeve tona kombëtare për trajtimin e mbeturinave.
Gjithashtu, Ministri Nuredini e njoftoi diskutimin e radhës me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike komunale duke theksuar se sot ne vazhdojmë t’i diskutojmë me publikun propozimet e reja, por me një fokus të veçantë te përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.
“Shpresojmë që risitë e përfshira në ligjin e ri kornizë për menaxhimin e mbeturinave do të sigurojnë respektimin e detyrimeve komunale, do të sigurojnë mbledhjen e duhur të mbeturinave, përzgjedhjen dhe menaxhimin e tyre, punë më efektive dhe efikase të ndërmarrjeve publike komunale dhe shërbime më të mira për qytetarët, por mbi të gjitha, një sistem të qëndrueshëm financiar tëmenaxhimit të mbeturinave në përputhje me standardet për mbrojtjen e mjedisit. Ne mezi presim komentet dhe vërejtjet përfundimtare nga kompanitë, organizatat joqeveritare, të gjitha palët e interesuara dhe publiku i gjerë në ditët në vijim dhe shpresojmë që kjo pako e ligjeve do të miratohet nga Qeveria deri në fund të këtij viti “, tha Nuredini.