(04.12.2019)Në kuadër të zbatimit të masave për mbrojtjen dhe rivitalizimin e habitateve bregdetare si prioritete të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit me Planin e Veprimit (2018-2023), sot në afërsi të fshatit Sofillare afër Shtipit, pranë lumit Bregallnicë, u mbollën 1.500 fidane të shelgut dhe plepit. Në këtë mënyrë përmirësohet vegjetacioni bregorë, por gjithashtu merren masa për mbrojtjen nga erozioni dhe përmbytjete zonave përreth.
Aksionit iu bashkua edhe zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, i cili theksoi rëndësinë e pyjeve bregdetare, prej të cilave sigurohen shërbime të shumta të ekosistemeve për banorët vendas.
Sipas tij, mirëmbajtja dhe menaxhimi i duhur dhe efikas i këtyre eko-sistemeve, kryesisht përmes rigjallërimit të tyre, është thelbësore përmirësimi i funksionalitetit të tyre dhe zvogëlimi i ndikimeve të mundshme negative ndaj mjedisit.
Ngjarja për pyllëzimin është organizuar nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë, në koordinim me Programin për rruajtjen enatyrës së Maqedonisë së Veriut – Faza 2, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe në bashkëpunim me Komunën e Shtipit, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe NP “Pyjet Kombëtare”.
Në këtë aksion morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, si dhe u kyçën edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Shtipit, studentë të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Arkitekturë të Peizazhit dhe Eko-inxhinierisë “Hans Em”, studentë nga Fakulteti Matematiko – Natyror nga Shkupi, skautë nga SS “Ekvinos” nga Shtipi, si dhe përfaqësues të organizatave partnere të Programit dhe institucioneve të tjera të interesuara.