Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska dhe koordinatorja kombëtare e Rrjetit EIONET të Agjencisë Evropiane të mjedisit jetësor (EEA) Svetllana Gjorgjeva,më 3 dhe 4 dhjetor,marrin pjesë në takimin e 86-të të Bordit drejtues në Bruksel. Vendet e Ballkanit Perëndimor për herë të parë fituan një vend dhe marrin pjesë në punën e Bordit drejtues, duke u përfaqësuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kështu që RMV përmes Qendrës maqedonase për informim mjedisor mori mirënjohje për rolin e saj udhëheqës në këto procese në rajon. Duke porositur se vendet anëtare evropiane kanë çfarë të mësojnë nga aktivitetet e Maqedonisë së Veriut në Agjenci, kryetarja e Bordit drejtues Lora Berk përshëndeti pjesëmarrjen e delegacionit tonë.
Gjatë punës së Bordit drejtues u morën vendime të rëndësishme që ditën e parë dhe u trasua procesi i miratimit të Strategjisë së punës së Agjencisë deri në vitin 2030. Gjatë ditës së dytë u prezantuan përparësitë e kryesisë kroate dhe gjermane të Këshillit të BE-së, në veçanti me propozimin për “Marrëveshjen e gjelbër” të BE-së dhe Planin e tetë të ardhshëm aksional të mjedisit jetësor.