(29.11.2019) Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, u mbajt debat publik për draft – tekstine Strategjisë për zhvillimin e energjetikës në RMV deri në vitin 2040.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, shprehu kënaqësinë që Draft – Strategjia për herë të parë njeh konceptet dekarbonizim dhe rritje e ulët e karbonit, duke shtuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si ministri kompetente për krijimin e politikave, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, ka insistuar në këtë qasje për zhvillimin e një strategjie që do të ndiqte vazhdimisht kërkesat e rregullativëssë BE-së për integrim të zhvillimit energjetik me masa për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.
– Misioni ynë si ministri është përfshirja e aspektit të zvogëlimit të ndryshimeve klimatike dhe mjedise më të pastra në politikat të tjera sektoriale, pikërisht integrimi i politikave të energjisë dhe klimës për vitin 2030, me perspektivë për vitin 2050, është politikë prioritare e BE-së, e cila me përgatitjen e Ligjit dhe strategjisë afatgjate të klimës, do të jenë pjesë e sistemit tonë juridik dhe qasjes strategjike – tha Petrovska.
Në këtë ngjarje, fjalimpërmes video lidhjespati edhe Drejtori i Sekretariatit të komunitetit energjetik Janez Kopaç.
Në përputhje me Ligjin për energjetikë, politika energjetike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktohet në Strategjinë e zhvillimit të energjetikës, të cilin e miraton Qeveria me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë. Strategjia miratohet çdo pesë vjet dhe zbatohet për një periudhë prej së paku 20 vjetësh.
Ngjarja organizohet nga Ministria e Ekonomisë dhe ASHAMV.