(21.11.2019) Sot, me iniciativën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin industrial (UNIDO), Qendrës rajonale të mjedisit jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) – Zyra në RMV, Dhomësekonomike dhe Agjencisësëenergjetikës, u mbajtë Ngjarje kombëtare promovuese: Përfitimetnga zbatimi i efikasitetit energjetik në industritëe Republikëssë Maqedonisë së Veriut ”, në të cilën ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti fjalim përshëndetës.
Në fjalën e tij, Ministri Nuredini theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe angazhimin për të siguruar integrimin e energjisë dhe politikën e klimës, e cila lidhet drejtpërdrejt me rregulloret e BE-së për menaxhimin e integruar me klimën dhe energjinë.
“Rritja e efikasitetit në shfrytëzimin e energjisë është mënyra më e shpejtë, më efikase dhe më e mirë për të përmirësuar efikasitetin energjetik në industri. Direktiva e emetimeve industriale kërkon që dispozitat e efikasitetit energjetik të merren parasysh gjatë përcaktimit të teknikave më të mira të disponueshme për proceset e prodhimit, “tha Nuredini.
Ngjarja është organizuar për të theksuar vlerën e zbatimit të teknologjive më të mira të efikasitetit të energjisë në industri, siç janë sistemet e menaxhimit të energjisë dhe optimizimi i sistemit të energjisë, për të nënvizuar përfitimet e larta ekonomike dhe kontributin që ka efikasiteti i energjisë në zvogëlimin e konsumittë energjisë në industri dhe në vend në përgjithësi, si dhe për të theksuar kontributin në uljen e emetimeve të CO2.
Në konferencë morën pjesë gjithashtu përfaqësues të sektorit të biznesit, institucione akademike dhe kërkimore, institucione ndërkombëtare dhe donatorë dypalësh nga USAID, EBRD dhe GIZ si dhe OJQ dhe shoqata qytetare.