(20.11.2019) Sot, me rastin e festimit të Ditës Botërore të Fëmijëve (dita vjetore e veprimit për fëmijët) në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim i nivelit të lartë “Për fëmijët, nga fëmijët”, ku përfaqësuesit e të rinjve folën për disa tema të rëndësishme për brezin e ridhe ua përcollen mesazhet zyrtarëve të qeverisë.
Para kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, përfaqësuesja e UNICEF Patricija Dixhovani, ministra dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, folës të rinj nga disa shkolla të mesme i prezantuan pikëpamjet, shqetësimet dhe kërkesat e temave: Mbrojtja dhe avancimi i mjedisit, (Jo)Punësimi i rinisëdhe rrjedhja e forcës së punës, Edukimi cilësor, Përfshirja e fëmijëve dhe rinisë në arsim, komunitet dhe shoqëri, Dhuna dhe ngacmimi i tërinjve dhePjesëmarrja dhe fuqizimi i të rinjve. Duke shprehur krenarinë që kemi një rini të tillë, të cilët kanë mundur të adresojnë problemet në shoqëri me saktësi, por edhe të japin udhëzime për zgjidhjen e problemeve që do të mundësojnë zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme, që do t’i mbetet brezit të ardhshëm, ministrat nga resorë të ndryshëm iu përgjigjën fjalimeve të rinisë.
Në fjalimin e tij të shkurtër, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, konfirmoi se i kishte dëgjuar dhe do t’i pranojëvërejtjet dhe komente nga fëmijët, duke shprehur vendosmërinë e tij për të vepruar, jo vetëm si përfaqësues i Qeverisë, por edhe si qytetar dhe prind.
– Ju jeni e ardhmja jonë. Prandaj është përgjegjësia jonë të sigurojmë që të keni një mjedis të pastër në të cilin mund të prosperoni. Kam edhe një detyrim moral, si prind, ta bëj atë për fëmijën tim por edhe për ju të gjithë. Dhe ju lutemi që të jeni me zë të lartë, ngrihuni, drejtoheni, luftoni, ngritni zërin tuaj, sepse ne të rriturit duhet t’ju dëgjojmë pa marrë parasysh se ku jeni – tha ministri Nuredini.
Në fund të takimit të pranishmit patën mundësinë të rishikojnë ekspozitën multimediale të veprave të fëmijëve me titull “E ardhmja e fëmijërisë” dhe të bisedojnë me autorët.
Ngjarja shënohetme rastin 30 vjetorit të nënshkrimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Këtë vit, Konventa përfaqëson një kohë të përkushtimit për të luftuar disa nga sfidat e reja me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë, dhe për përfitimin e mundësive të reja në botën moderne.
Ngjarja organizohet nga UNICEF, BE, Forumi i Edukimit Rinor dhe Qeveria e RMV.