Ruajtja aktive e biodiversitetit kërkon një bashkëpunim të mirë ndërkufitar. Ky ishte qëllimi i një seminari njëditor për biodiversitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i mbajtur sot në Bruksel ku zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor Jani Makraduli bëri një prezantim.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi i adresimit të përparësisë së bashkëpunimit rajonal në fushën e biodiversitetit, si në nivelin politik ashtu edhe atë teknik.
Në prezantimin e tij, duke folur për progresin në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri theksoi miratimin e dy strategjive kombëtare: Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit me Planin e Veprimit për (2018-2023) dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin eVeprimit (2017-2027), duke nënvizuar perspektivat e reja në sferë, përmes punës së intensifikuar në vendosjen e shërbimeve të ekosistemit dhe zgjidhjes„Nature based“.
“Jam i lumtur që mund të ndajë mbështetjen e jashtëzakonshme nga DG NEAR dhe DG ENV për konfirmimin e perspektivave evropiane dhe fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE”, tha Makraduli.
Punëtoria u organizua si pjesë e projektit EPAA të financuar nga BE-ja dhe siguroi një shkëmbim përvojash nga ekspertët dhe vendet nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, duke paraqitur përvojat dhe opsionet e deritanishme për rritjen e veprimit kombëtar dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e biodiversitetit në rajon. Punëtoria do të mbështesë më tej zbatimin e elementeve të biodiversitetit të Agjendës së Gjelbër Evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.