(25.10.2019) Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim me Ambasadorin e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Klemens Koja, në të cilin u biseduan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.
Duke marrë parasysh trendin rritës ndërkombëtar të njohjes së gjendjes së mjedisit jetësor si dhe kërcënimet e mundëshme ndaj sigurisë, misioni i OSBE-së në Shkup tregoi vullnet dhe gatishmëri për zgjerimin e fushës së saj në punë dhe përfshirjen e aktiviteteve të mjedisit jetësor në projektet e tyre të ardhëshme.