(25.10.2019.) Sekretarjashtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, e bëri prezantimin e saj në Akademinë e 5-të Ndërkombëtare të UNESCO-s(International Academy on Unesco Designations and Sustainable Development) që po mbahet nga 20-25 tetor në Torino, Itali.
Prezantimi i Petrovskës ishte pjesë e një punëtorie kushtuar shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në lidhje me lokacionet e ndryshme të caktuara nga UNESCO, ku u diskutuan zgjidhjet krijuese për menaxhimin dhe ruajtjen e vendeve dhe burimeve kulturore dhe natyrore.
Akademia Ndërkombëtare është një program për ndërtimin e kapaciteteve të iniciuara dhe zbatuara nga Fondazione Santagata dhe UNESCO përmes Byrosë Rajonale të UNESCO-s për Shkencë dhe Kulturë në Evropë (me seli në Venecia, Itali).
Qëllimi kryesor i programit është të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës së OKB 2030, duke rritur në mënyrë efektive kapacitetet institucionale dhe profesionale.
Akademia është me seli në qytetin e Torinos (Itali)dhe u hap në vitin 2015 si një program pilot i Forumit të Tretë Ndërkombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal, në bashkëpunim me Kolegjin e Stafit Sistematik të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Aktivitetet e Akademisë janë të fokusuara në: Listën e Trashëgimisë Botërore; Rrjetin: Njeriun dhe Biosferën; Rrjetin: Qytetet krijuese; Trashëgiminë kulturore jo-materiale; dhe Rrjetin Global për gjeoparqe.