(09.10.2019) Në pres-konferencëne përbashkët, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet ekonomike Koço Angjushev, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli,e prezantuan masën ekologjike për subvencionimin e qytetarëve për kondicionerë inverterëme efektshmëri të lartë për amvisëritë në komunën e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Qytetit të Shkupit. Të subvencionuara, me nga 1.000 euro do të jenë 10 mijë familje që përdorin pajisje me efikasitet energjetik për ngrohjen me karburante të ngurta dhe fosile, duke ndikuar kështu seriozisht në ndotjen e ajrit. Informacioni mbi këtë masë u shqyrtua dhe u miratua në seancën e djeshme të 158-të rregullt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në pres-konferencëu potencua përkushtimi i fortë të Qeverisë së RMV-së për përballjen me burimet e ndotjes së ajrit, si mënyra e vetme e duhur në zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit. Sipas hulumtimeve të bëra në periudhën e kaluar, ngrohja është detektuar si burimi më i madh i ndotjes së ajrit me grimcat PM dhe për këtë arsye, siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij, përveç aktiviteteve të parashikuara në Planin e ajrit të pastër, si një nga masat kryesore kundër ndotjes së ajrit, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, është pranuar masa ekologjike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverterë për amvisritë që përdorin dru ose pajisje tjera jo-ekologjike.
Kjo masë do të përfshijë 10,000 amvisëri, në qytetin e Shkupit 5200 amvisëri, në komunën e Manastirit 2500 amvisëri, në komunën e Tetovës1500 amvisëri dhe në komunën e Kërçovës 800 amvisëri. Kryesisht është dedikuar për amvisëritë, të ardhurat mujore të të cilave nuk kalojnë 30,000 denarë dhe të cilat nuk gjenden në zona ku ekziston mundësia e lidhjes me ngrohje qendrore, ose të cilat do të përfshihennga gazifikimi.
Zëvendës kryeministri për Çështje ekonomike Dr.Koço Angjushev, theksoi se zbatimi i masës u bë i mundur si rezultat i punës dhe amvisërisë së suksesshme të Qeverisë dhe SHA ESM e Maqedonisë së Veriut,me ç’rast në ndërmarrjen energjetikejanë bërë kursime të konsiderueshme gjatë dy viteve e gjysmë dhe në këtë projekt dhe këto kursime janë të orientuara drejt qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit. Përndryshe për zbatimine masës obligohenSHA ESM e Maqedonisë së Veriut e cila do të nxjerrë një thirrje publike për amvisëritë dhe kompanitë që kanë aftësi të ofrojnë kondicionerë me inverter me efikasitet të lartë që i plotësojnë standardet e kërkuara.
Për të siguruar transparencë dhe gjithëpërfshirje në zbatimin e masës, do të foirmohet një komision i përbërë nga përfaqësues të tre ministrive resore: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësnior, Zyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Ministria e Ekonomisë që me ftesë të Qeverisë do të përfaqësohenedhe përfaqësues të dy organizatave civile të emëruara nga Këshilli për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Sektorit Civil.
Qytetarët do të informohen në detaje për mënyrën dhe rrjedhën e procedurës së zëvendësimit të sobave dhe karburanteve fosile përmes një fushate të interesit publik, thekësoi zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, duke potencuar se në këtë mënyrë qytetarët do të informohen dhe do t’ju ndihmohet në mënyrë më të thjeshtë të mundshme për të qenë përdorues të kësaj mase. Po ashtu edhe komunat që janë pjesë e këtij procesi kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të plotë në zbatimin e masës dhe hapjen e zyrave speciale për komunikim dhe mbështetje të procesit – tha Makraduli.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në fjalimin e tij u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë aktive në realizimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit, duke theksuar se vetëm nëse veprojmë së bashku do të jemi në gjendje të arrijmë rezultatet e dëshiruara.
“Secili hap jonëi duhur për reduktimin e ndotjes do të ketë një efekt pozitiv dhe anasjelltas,” tha Nuredini.