(09.10.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Zëvendës Ministri Jani Makraduli u takuan me delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Marko Mantovanieli.
Në takim, u diskutuan aspektet kryesore të Projektit të ri të Bankës Botërore për Efikasitet Energjetik në Sektorin Publik, që synon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në investimin në ndërtesat publike duke zbatuar masën për efikasitet energjetik.
Fokusi i bisedës ishte në finalizimin e dokumenteve kryesore të projektit, harmonizimin e afatit kohor për krijimin e një Fondi të efikasitetit energjetik, pastaj përfshirjen e fondeve tjera për këtë qëllim dhe fondet IPA, si dhe hapat e ardhëshme të projektit për të funksionalizuar plotësisht marrëveshjen.
Që të dy ranë dakord se zbatimi i plotë dhe në kohë i projektit të efikasitetkt energjetik në sektorin public, do të ndihmonte shumë shtetin në përshpejtimin e implementimit të parimeve të efikasitetit energjetik në të gjitha hapësirat publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Investimi përmes këtij projekti do të kontribuojë në uljen e emetimeve, do të zvogëlojë ndotjen e ajrit si një nga problemet më alarmante mjedisore në vend, rreziqet mjedisore, zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë, efektet negative të ndryshimeve klimatike, si dhe dukshëm do të zvogëlojë konsumin dhe koston e energjisë në ndërtesat publike në vendin tonë.