(09.10.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,sot në Tetovë mori pjesë në punëtorinë “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut, Faza I-rë” destinuar kryetarëvetë komunave të nëntë komunave në rajon. Tema e punëtorisë ishte rishikimi i statusit të zbatimit të projektit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Pollogut që po implementohet me mbështetjen financiare të Sekretariatit shtetëror zviceran për çështje ekonomike SEKO.
Përveç nivelit të zbatimit të projektit, në punëtori u prezantua edhe Plani rajonal i menaxhimit të mbeturinave për Rajonin e Pollogut si dhe hapat e mëtutjeshëm për miratimin e dokumentittë planifikimit.
Çështja e themelimit të një Ndërmarrjeje publike rajonale për menaxhimin e deponisë Rusino u konsiderua si një çështje e veçantë. Në Punëtori u konfirmuase lidhur me këtë të fundit nga ana e këshillave të komunave do të duhej të merren vendime të përshtatshme për krijimin e një komisioni për përgatitjen e dokumentacionit, statutit dhe organeve të ndërmarrjes si dhe vendime të tjera të përshtatshme.[su_custom_gallery source=”media: 18623,18624,18625,18626″ limit=”10″ link=”image” target=”blank” title=”ne