Ngrohja e amvisërive, si një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit, ka nxitur nxënësit e Shkollëssë mesme “Josip Broz Tito” në Shkup të gjejnë një zgjidhje që zvogëlon koncentrimet e ndotësve në ajër.
I inkurajuar nga kjo iniciativë, ministri Nuredi u takua me gjimnazistët inovativ dhe u shprehu respekt dhe mirënjohje për punën dhe përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet si dhe për vetëdijene lartë për mbrojtjen e mjedisit. Ai gjithashtu i inkurajoi që të jenë shembull për brezat e rinj, duke treguar një vetëdije të lartë se çfarë mjedisi dëshirojnë të trashëgojnë nga paraardhësit e tyre.
Gjimnazistët, së bashku me drejtoreshën Silvana Krzhovska, prezantuan hollësisht projektin dhe pajisjen, nxorën në pah problemet që hasën gjatëpërgatitjessë tij dhe shprehën përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për përsosjen e pajisjes.
Teofilia Stoilkovska, Marko Durakov dhe Martin Stevanov i drejtuan porosiministrit: “Ne të rinjtë duam të bëjmë ndryshimine ndërgjegjësimit publik në shoqëri.”