Samiti i Veprimit të Klimës 2019 – Pikëpamjet e Ministrit Nuredini

Njujork samit_Klimatski Promeni_3Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nasser Nuredini mori pjesë në Samitin e Aksionit të Klimës që u mbajt në Nju Jorku më 23 Shtator, duke u bërë thirrje të gjithë liderëve të dalin me plane realiste për të përmirësuar kontributet e tyre kombëtare për ndryshimin e klimës deri në vitin 2020.

Ky Samit ishte ndryshe sepse nuk kërkonte fjalime të bukura, por përkushtim, ambicie dhe veprim. Shumë shtete dhe udhëheqës kanë paraqitur zgjidhje të guximshme, politika dhe veprime për të siguruar që ngrohja globale nuk tejkalon 2˚C, dhe të rinjtë inspirues kanë tërhequr vëmendjen masive të mediave në të gjithë botën.

Ministrit Nuredini i bëmë tre pyetje në lidhje me përshtypjet e tij të Samitit:

Pyetje: Emërtoni tre gjëra që ju bënë më shumë përshtypje në Samit.

Nuredini:Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte fakti që pothuajse të gjithë liderët botërorë ishin mbledhur në një dhomë për një qëllim: të ndërmarrin veprime urgjente dhe ambicioze për klimën. Gjëja e dytë që la një shenjë të fortë në Samit është ndikimi i fjalimit të 16-vjeçares Greta Tunberg. Dhe gjëja e tretë është hapja e mundësive të reja për zgjidhjen e çështjeve të klimës si në nivel rajonal, ashtu edhe në atë global.

Pyetje: Cilat ishin tre ngjarjet ku morët pjesë, që bënë përshtypjen më të madhe për ju?

Nuredini: Jam takuar me shumë presidentë dhe kolegë nga mbarë bota, jam takuar me përfaqësues të niveleve të larta të organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe Kombet e Bashkuara, dhe do të veçoja gjithashtu një mbrëmje të organizuar nga Këshilli Atlantik i cili u dha çmime si mirënjohje për përpjekjet në   trajtimin e ndryshimve klimatike

Pyetje: Cilat janë tre gjërat kryesore që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike që do të ndërmerrni pas kthimit tuaj nga Nju Jorku?

Nuredini:       

 • Forcimi i bashkëpunimit me sektorin privat dhe komunat për krijimin e kushteve për një veprim më ambicioz ndaj klimës dhe një mjedis më të pastër në përgjithësi

• Rishikimi dhe plotësimi i ligjeve ekzistuese (aty ku është e përshtatshme) dhe zbatimi i tyre efektiv

• Zhvillimi i vetëdijes që ne si individë jemi pjesë e shkakut të ndryshimit të klimës dhe semund të jemi zgjidhja.