(03.10.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe dhe Planifikimit Hapësinor, z. Naser Nuredini zhvilloi takim puneme Ambasadorin të sapoemëruar Austriak, SHT z. Georg Vucas.
Temat e diskutuara gjatë takimit paraqitën vazhdimsinë e iniciativave të diskutuara në takimin e mbajtur në New York, mes Ministrit Nuredini dhe delegacionit austriak mbi mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep vendit tonë në projektet mjedisore.
Theksi kryesor i diskutimeve u vu në mundësinë për të përforcuar përfshirjen e tyre në zhvillimin e legjislacionit tonë mbi menaxhimin e mbeturinave.