Shpallje për disponueshmërinë e Planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit 2019-2028

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar se është përgatitur Plani për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit 2019-2028. Sipas legjislacionit ekzistues (Ligjit të Mjedisit Jetësor, Ligjit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të rajonit të Ohrit dhe Konventës së Aarhusit) plani është në dispozicion për inspektim dhe konsultim publik në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor https://arhiva.moepp.gov.mk/?page_id=3194

Mendimet mund të paraqiten në Ministri si organi i administratës shtetërore përgjegjës për punët nga sfera e mjedisit brenda 60 ditëve në adresën elektronike: infoeko@moepp.gov.mk ose skj.mzspp@gmail.com

Në kuadër të procesit të konsultimit, në fillim të nëntorit do të organizohet debati publik dhe për të cilën publiku do të informohet më tej.