(23.09.2019) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot dhe nesër merr pjesë në Kongresin e 18-të Botëror përajër të Pastër (WCAC),i cili prej 23 deri 27 shtator mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë.
Në kuadër të seancës së sotme “Sfidat dhe mundësitë në menaxhimin e cilësisë së ajrit në Evropë dhe Azinë Qendrore, zëvendësministri para të pranishmëve mbajti fjalim.
Duke folur për sfidën globale të përballjes me ndotjene ajrit, Makraduli në fjalimin e tij foli për zbatimin e Planit të ajrit të pastër si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi ynë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Në margjinat e Kongresit Botëror për ajër të pastër, zëvendësministri zhvilloi një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Bashkimit Ndërkombëtar të shoqatave të parandalimit të ndotjes së ajrit (IUAPPA), Riçard Mills, në të cilinu ra dakord për nënshkrimin e një protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare të Unionit.
Kongresi Botëror përajër të pastër synon të sigurojë një platformë botërore përmes së cilësdo t’u mundësohet shkencëtarëve, politikëbërësve dhe biznesmenëve të diskutojnë njohuritë më të përparuara shkencore dhe përparimet më të fundit dhe zgjidhjet teknike për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Kongresi Botëror përajër të pastër (WCAC) është organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i shoqatave të parandalimit të ndotjes së ajrit (IUAPPA), me mbështetjen e Federatës Evropiane të ajrit të pastër (EFCA) dhe Federatës së ajrit të pastër në Azi (CAA) të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Konventa për ndotje tejkufitare të ajritnë distanca të gjata (LRTAP), Koalicioni për klimë dhe ajër tëpastër (CCAC) dhe institucione të tjera kryesore që ofrojnë ndihmë dhe bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër ndotjes së ajrit.