(19.09.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, pati një takim me drejtorët e parqeve kombëtare Samir Ajdini PK Mavrovë, Amet Axhiu PK Pelister dhe Vasko Paskali PK Galiçica.
Në këtë takim, u diskutua për aktivitetet dhe projektet në vazhdim, të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i zbaton në bashkëpunim me Parqet Kombëtare si mbështetje ndaj aktiviteteve të planifikuara dhe të ardhshme.
U diskutua për financimin e qëndrueshëm të Parqeve Kombëtare si dhe prezentimin e konceptit të shërbimeve ekosistemike.
Qëndrimi i përbashkët ishte që bashkëpunimi duhet të intensifikohet si dhe shkëmbimi i informacioneve me qëllim të promovimit dhe mbrojtjessë trashëgimisë natyrore në parqet kombëtare.