(17.09.2019) Sot në Shkup u mbajt punëtoria hyrëse e projektit të ri “Forcimi i kapaciteteveinstitucionale dhe teknike për të përmirësuartransparencënmbindryshimin e klimës në bazë të Marrëveshjes së Parisit (Projekti CBIT)”, e cila po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programittë Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.
Ngjarja u hap nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan.
– Në letrën dërguar krerëve të shteteve dhe qeverive, shefi i OKB-së Guteresh i përcaktoi pritjet e tij nga Samit i ndryshimit të klimës, në të cilin ai u kërkoi qeverive të vinin me plane konkrete dhe të rëndësishme për aksion. Në prag të Samitit të Ndryshimeve Klimatike në Nju Jork, sipas aktiviteteve të ndërmarra deri më tani, lirisht mund të themi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një plan ambicioz për t’u përballull me këtë sfidë – theksoi Makraduli.
“Ky projekt do të forcojë kapacitetet për aktivitete të qëndrueshme transparente përmes 3 komponentëve – institucione të forta, mjete dhe trajnime më të mira dhe procedura për shkëmbimin e të dhënave funksionale, për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj sfidave klimatike – tha Sahakjan.
Ana Petrovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në prezentimin e saj paraqiti platformën CBIT të këtij projekti shumë të rëndësishëm.
Koordinatorjae Projektit Pavlina Zdraveva i njoftoi pjesëmarrësit me projektin e ri, duke theksuar rëndësinë e tij në përmirësimin e transparencës së veprimeve klimatike në vend, në mënyrë që RMV të mund t’u përgjigjet në mënyrë të duhur dhe në kohë të gjitha detyrimeve kombëtare në bazë të Marrëveshjes së Parisit.
Projekti i përbashkët i Ministrisë dhe UNDP-së do të forcojë kapacitetet e institucioneve kryesore kombëtare për monitorim, raportim dhe verifikimi të aksioneve klimatike dhe përmirësimin e transparencës, siç kërkohet nga Marrëveshja e Parisit.
Për ta arritur këtë, projekti do të sigurojë forcim të burimeve për monitorim, raportim dhe verifikim në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke përfshirë trajnime dhe pajisje për këtë njësi, si dhe për agjencitë e tjera që ofrojnë të dhëna për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e të dhënave për shkallën e zbatimit të Marrëveshjes së Parisit.
Do të zhvillohen trajnime dhe mjete të përshtatshme për të siguruar që organizatat dhe individët të kenë themelet e nevojshme për zbatimin e aktiviteteve të MRV dhe transparencës së përmirësuar. Do të shfrytëzohet qasja “learning by doing” me qëllim që ndryshimet e klimës të përfshihen në politikat e sektorit dhe në legjislacion, jo vetëm në sektorët kryesorë: furnizimin me energji, ndërtesa dhe transport, por edhe në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe përdorimit të tokës tjetër për shkak të rritjes së interesit për këtë sektor nga Qeveria. Për më tepër, procedurat zyrtare për mbledhjen e të dhënave, analizën dhe raportimin do të vendosen në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë palët e interesuara dhe do të zhvillohet një sistem i veprimit kombëtar të integruar dhe të qëndrueshëm pr MRV të ndryshimeve të klimës.