(16.09.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot në Prishtinë, Kosovë pati një takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të KosovësFatmir Matoshi. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Ministri Nuredini tha:
– Është vërtet kënaqësi për mua që sot ndodhem në Prishtinë dhe që u takova me kolegun tim Matoshin. Shpresoj që nga ky takim të dalim me një sërë nisjesh për një bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve fqinje, ngaqë – besoj të gjithë do biem dakord – mjedisi nuk njeh kufij.
Ministri Nuredini theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Republika e Kosovës – ndajnë gati të njëjtat probleme të mjedisit, ndotjen e ajrit, menaxhimin me mbeturinat, ujin, pasuritë natyrore, etj. dhe shprehu bindjen e tij të thellë se duke bashkëpunuar në menaxhimin e duhur të problemeve tona të përbashkëta mjedisore, bëhemi edhe më të afërt si fqinjë, shohim se sa kemi të përbashkët dhe sa shumë fitojmë duke punuar në partneritet. Në fund Nuredini shfaqi shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.