Sot, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe kryetari i komunës së Karposhit Stefan Bogoev filloristëve të SHF “Avram Pisevski” në Bardovci u ndanë lapsa ekologjikë, me të cilët simbolikisht ua uruan ditën e parë shkolllore, duke u uruar suksese dhe lumturi në shkollë.
Makraduli sqaroi se lapsat ekologjikë mbajnë farëra nga bimë të ndryshme kopshtesh që mund të mbillen pas konsumimit, ndërsanxënësi do të jetë në gjendje të shijojë rritjen dhe ushqimin e bimës që do të rritet nga fara.
– Ky është një shembull tipik i mbjelljes dhe ruajtjes të së ardhmes dhe shpresojmë se do të pasojnë edhe përmbajtje dhe aktivitete të tjera ekologjike, me të cilat me Ministrinë e Arsimit do të paraqitemi para të rinjve, tha Makraduli.
Ai shtoi gjithashtu se kjo shkollë në Karposh, e cila ishte kampione në mbledhjen e mbeturinave plastike vitin e kaluar shkollor, është një shembull i mirë sesi të mbrohet dhe mbrohet planeti që në moshë të re.
Në fjalimin e tij ministri Ademi theksoi:
– Përmes lapsave kemi dërguar një mesazh që rritja e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit mund të arrihet më së miri përmes procesit edukativo-arsimor të të rinjve tanë.
Kryetari Bogoev shprehu kënaqësi që këtë vit vazhdimisht diskutohet për mjedisin jetësor dhe luftën kundër ndotjes, jo vetëm në muajt kur ajri është i ndotur, por edhe kur është më i pastër. Sipas tij, komuna organizon disa aktivitete, siç janë krijimi i sipërfaqeve të reja të gjelbra,aksione të riciklimit dhe përzgjedhjes së mbeturinave, edukimi i të rinjve nga mosha e hershme dhe projekte që synojnë uljen e ndotjes.
Aksioni organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me kompaninë e menaxhimit të mbeturinave dhe paketimit “Pakomak”, të cilët siguruan lapsa ekologjikë për 10.000 filloristë në vend.