Sot në Shkup u mbajt seanca e 12-të e Grupit punues ndëresor për monitorimin e gjendjes së cilësisë së ajrit ambiental, kryesuar nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli.
Në fillim, zëvendësministri informoi për statusin e zbatimit të masave dhe aktiviteteve të Programit për 2019-tën dhe prezantoi projekt-propozimet e reja për programin e ri për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2020, të cilat do të sistemohet në katër shtylla themelore, si vijon: tregues administrativ, tekniko – teknologjik, monitorues dhe shëndetësor.
Takimi u pasua nga një diskutim i gjerë për secilën shtyllë dhe secilin projekt individualisht, dhe njëherësh mundësia për propozime të reja do të hapet si për komunitetin akademik ashtu edhe për sektorin e OJQ-ve, me mbajtjen e takimeve shtesë, me qëllimin përfundimtar të hartimit të një programi të zvogëlimit të ndotjes së ajrit për vitin 2020, i cili do të përfshijë masa dhe aktivitete cilësore që do të ofrojnë një bazë solide për zbatimin me sukses të të gjithë programit.