(15.08.2019) Më 15 gusht 2019 ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini, realizoi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës E.S Kejt Mari Brns.
Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të shkëmbyer ide dhe mundësi për përmirësimin e mjedisit. Ambasadorjae SHBA-së e paraqiti mundësinë për të bashkëpunuar me një ekspert shkencor nga Agjensia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit në Tetor të këtij viti. Gjithashtu theksoi se sapo Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë e Aleancës së NATO-s dhe BE-së, SHBA janë të gatshme për nivelin e ardhshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit.
Ministri Nuredini falënderoi për mbështetjen dhe theksoi se kemi një rrugë të gjatë për të shkuar me partnerë të vërtetë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri Nuredini e theksoi rëndësinë e transparencës dhe dukshmërisë së punës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, një proces që do të jepte një mesazh të fortë në përpjekjet për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm.